Programi i Festës së Pashkëve 2018 në Katedralen Shën Nënë Tereza
Ipeshkvia e Kosovës, ka bërë të ditur programin e kremtimit të Festës së Pashkëve 2018, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI:
VIGJILJA E PASHKËVE, e shtunë, 31 mars:
Mesha Solemne/Qëndore e Pashkëve, do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji. Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm. Kjo meshë do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
DITA E PASHKËVE, e diele, 1 prill:
Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
(Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00).
Ora 17:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë (anglisht)
Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.
PRITJA SOLEMNE E PASHKËVE
E Diele, ora 19:00 – 20:00: Pritja Solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.
Për shumë mot Pashkët!
« Mesha e Shugurimit të Vajrave të Shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza Porosia e Ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji për Pashkë 2018 »