Lejoj që sot falënderimi dhe gëzimi të ma pushtojnë shpirtin

Apr 1 • Meditimi i ditës

1 prill 2018 – E DIELA E PASHKËS SË NGJALLJES SË ZOTIT (E kremte), Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4 ose 1 Kor 5,6-8; Gjn 20,1-9 ose Mk 16, 1-7 ose në mbrëmje Lk 24,13-35)

 

Prania e Hyjit

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i tillë siç jam.
Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.
Hyji më afrohet gjithmonë i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.
Ndalem një moment dhe e përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar, o Zot.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë na vdekja.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Po i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Po pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala e Zotit

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Gjn 20, 1-9

 

1 Ditën e parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit. 2 Atëherë erdhi me vrap te Simon‑Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte dhe u tha: “E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë.”

3 Atëherë dolën Pjetri dhe ai nxënësi tjetër e u nisën drejt varrit. 4 Vraponin të dy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri. 5 Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna aty, por nuk hyri. Ndërkaq mbërriti edhe Simon‑Pjetri që po vinte pas tij dhe hyri në varr. I pa pëlhurat e vëna 7 dhe rizën që pati qenë në kokë të Jezusit. Kjo nuk ishte me pëlhura, por veçmas e palosur në një vend.

8 Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi. 9 Në të vërtetë, ende nuk e kishin kuptuar Shkrimin e shenjtë: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Maria shkoi te varri për të bërë gjithë atë që mundte – të kujdesej për trupin e vdekur të Jezusit. Ajo e kishte pranuar realitetin të tillë siç e përjetonte. Ishte e vendosur për të bërë atë që mundte, me dinjitet dhe nder.
  • Na ndihmo, o Hyj, që të bëjmë atë që mundemi ndërsa qëndrojmë zgjuar duke i vërejtur lëvizjet e Shpirtit tënd. Bëj që ta pranojmë jetën siç na ofron ti, madje në mënyrën që s`e presim.
  • Besimi i parë për Pjetrin dhe të tjerët vjen ngadalë. Gëzimi do të vijë më vonë. Ta paramendojmë se si nxënësit gradualisht e kuptojnë se premtimi i Jezusit se të tretën ditë do të ringjallej ishte i vërtetë. Besimi do të kthehet në falënderim.
  • Lejoj që sot falënderimi dhe gëzimi të ta pushtojnë shpirtin.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin e ngjallur.

 

Përmbyllje

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »