A jam i/e lirë nga pikëllimi për të shpallur Lajmin e Gëzueshëm?

Apr 2 • Meditimi i ditës

2 prill 2018 – E HËNA GJATË TETËDITËSHIT TË PASHKËS, Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 2,14.22-33; Ps 15; Mt 28,8-15)

 

Prania e Hyjit

Gjatë qëndrimit tim këtu pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe çdo gjëje që më rrethon.
Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndjej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndjej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala e Zotit

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me të marrit vesh; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mt 28, 8-15

 

8 Ato menjëherë u larguan nga varri me frikë e njëherësh me gëzim të madh; shkuan me nxitim t’u lajmërojnë nxënësve të tij. 9 Dhe ja, u doli Jezusi përpara e u tha:

“Ju falem!”

Ato u afruan, e përqafuan dhe e adhuruan.

10 Atëherë Jezusi u tha:

“Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin.”

11 Ndërsa gratë po shkonin, dhe ja, disa nga rojtarët arritën në qytet dhe i lajmëruan kryepriftërinjtë për krejt çka ndodhi. 12 Këta u tubuan në këshillim me pleqtë, morën shumë të holla, ua dhanë ushtarëve 13 dhe u thanë:

“Thoni: nxënësit e tij erdhën natën e, ndërsa ne po flinim, e vodhën. 14 Po qe se kjo fjalë i shkon në vesh qeveritarit, ne do të kujdesemi t’ia mbushim mendjen e juve s’do t’ju ndodhë asnjë e keqe.”

15 Ata i morën paratë e bënë ashtu si i mësuan. Kjo përrallë është e përhapur ndër judenj edhe sot e kësaj dite.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Gratë me gëzim u larguan nga varri, duke e interpretuar pozitivisht zbrazëtinë e tij – kishin shkuar për t`u kujdesur për Jezusin e vdekur, kurse tash iu dha detyra për ta shpallur atë të gjallë. Ato ishin në gjendje tatakonin Jezusin dhe të merrnin nga ai një mision të ri.
  • Lutem që të kem hapësirë të njëjtë në jetën time: që duke i lënë mënjanë shqetësimet / preokupimet vetjake të mund të jem i/e lirë për të shpallur Lajmin e Mirë – Lajmin e Gëzueshëm.
  • Kur Jezusi iu shfaq, me siguri frika iu largua, e gëzimi që kurrë s`do të humbet i rrëmbeu zemrat e tyre. Gëzimi i kësaj dite do të qëndrojë me nxënësit e dishepujt në të ardhmen, në momente të vështira, madje edhe nëmartirizim dhe persekutim.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »