Jezusi më fton në plotësinë e besimit

Apr 7 • Meditimi i ditës

7 prill 2018, E Shtuna gjatë Tetëditëshit të Pashkës, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Vap 4, 13-21; Ps 117; Mk 16, 9-15)

 

Prania e Hyjit

O Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejtësisht me ty
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori në mënyrë të mençur.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie,

në lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I lejoj vetes t`i ndiej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpërmjet tyre.
Disa prej këtyre raporteve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë këputur:
për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lutem për dhuratën të mund të pranoj dhe të fal.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në shtëpi, në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, dëgjo, lutu.

 

Mk 16, 9-15

 

9 Si u ngjall, pra, Jezusi, herët në mëngjes, të parën ditë të javës, më së pari iu dëftua Marisë Magdalenë, prej së cilës pati dëbuar shtatë shpirtra të ndytë. 10 Ajo shkoi e u tregoi atyre që kishin qenë me të, që tani ishin në zi dhe e qanin. 11 Kur ata dëgjuan se është gjallë dhe se kjo e kishte parë, nuk i besuan.

12 Pastaj Jezusi iu dëftua në një trajtë tjetër, udhës, dy prej nxënësve që po shkonin në fshat. 13 Ata u kthyen e u treguan të tjerëve. As këtyre nuk u besuan.

14 Në fund iu dëftua të Njëmbëdhjetëve ndërkohë që po ndodheshin në tryezë. I qortoi për pabesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, pse s’u besuan atyre që e kishin parë të ngjallur prej së vdekuri. 15 Dhe u tha:

“Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Drita agonte gradualisht për nxënësit. Mesazhi i Pashkëve nuk u pranua nga të gjithë menjëherë apo me gjithë zemër.
  • Edhe unë jam si nxënësit: nganjëherë i/e sigurt, megjithatë shpesh ndiej dyshime. Nganjëherë hezitoj për të shpallur atë që më duket e sigurt.
  • Jezusi më fton në plotësinë e Ai e sheh dhe e kupton kokëfortësinë dhe ngurrimin tim, megjithatë më beson. Qetësisht dhe butësisht më dërgon “në mbarë botën”.

Kthehu te Fjala e Zotit. Lexoje, dëgjoje edhe një herë. Vështroje, le të jehojë në zemrën tënde dhe lejoji të të ndryshojë.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që më dhe gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »