Lutja e përditshme, frymëzim, premtim dhe shpresë në jetën tonë
12 prill 2015 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Vap 5, 27-33; Ps 33; Gjn 3, 31-36)
Prania e Hyjit
Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i çdo gjëje që ekziston, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.
Liria
Lutem për hirin e shenjtë
që t`i harroj brengat e mia,
që të jem i/e hapur ndaj asaj çka Hyji kërkon prej meje,
që t`ia lëshoj veten udhëheqjes së Krijuesit që më do.
Ndërgjegjësimi
Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.
Fjala
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.
Lexoj avash
dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.
Gjn 3, 31-36
31 “Kush vjen prej së Larti,
ai është mbi të gjithë!
Kush është nga toka,
tokësor është dhe flet për gjërat e tokës.
Ai që vjen prej qiellit
[ai është mbi të gjithë]:
32 dëshmon çka pa e çka dëgjoi,
por dëshminë e tij askush s’e pranon.
33 Kush e pranon dëshminë e tij,
pohon se Hyji është i vërtetë.
34 Vërtet, i dërguari i Hyjit
flet fjalët e Hyjit
‑ sepse Hyji nuk e jep Shpirtin me masë.
35 Ati e do Birin
dhe atij i la në dorë gjithçka.
36 Kush beson në Birin
ka jetën e pasosur,
përkundrazi, ai që nuk beson në Birin
nuk do ta shohë jetën:
hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.”
Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Vetëdijesoji fjalët: “fluturim”, “dritë”, “ajër” – gjëra që vijnë “nga lart”. Pastaj mendo për “gravitetin”, “peshën”, “inercinë”, për atë që është e lidhur me tokën. Jezusi, për ne, formon një mënyrë të ekuilibruar të ekzistencës: ai e di se origjina, identiteti i tij është nga lart, edhe nëse ai ecën në tokë.
• Lutja e përditshme na ndihmon të kërkojmë frymëzim, premtim dhe shpresë në jetën tonë. Ne e pranojmë dritën atje ku e gjejmë, duke e njohur se është nga Hyji. Ajo gjithashtu është një ftesë për ne për të pranuar vërtet lajmin e mirë në zemrat tona.
E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit edhe një herë, dhe shoh se cila fjalë apo fjali më la përshtypje. Ndalem në të dhe i lejoj shpirtit të ushqehet dhe të pushojë në të.
Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri për ty.
Përmbyllja
Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje e frymëzim që më dhe gjatë këtyre momenteve të kaluara me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Agjenda neokomuniste ndërmjet negacionizmit dhe LGBT Jezusi na lidh me të kaluarën (traditat) dhe me të afërmit tanë »