VITI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT: Shtegtim i Kishës mbarëshqiptare në Lezhë
Në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (KISH), në bashkëpunim me Kishën tonë në Kosovë dhe Argjipeshkvinë e Tivarit, organizojnë SHTEGTIM në Lezhë, më datën 21 prill 2018.
PROGRAMI
10:00 – Takimi në sheshin e Katedrales Shën Nikolla në Lezhë.
10:30 – Mesha solemne në Katedralen Shën Nikolla në Lezhë (marrin pjesë ipeshkvijtë shqiptarë, meshtarë, rregulltarë e besimtarë nga të gjitha trevat shqiptare).
Pas meshe do të bëhet procesioni nga Katedralja deri te Memoriali/Varri i Gjergj Kastriotit.
12:00 -15.00 – Program kulturor dhe folkloristik (i përgatitur nga Kisha në Shqipëri).
Duke e parë parasysh që ky vit është shumë i rëndësishëm për gjithë kombin shqiptarë, ftohen të gjithë miqtë të na bashkëngjiteni në këtë ngjarje jubilare historike, kulturore dhe fetare.
Të gjitha Famullitë e Ipeshkvisë sonë do të organizojnë autobus enkas për këtë shtegtim, ku mund të lajmëroheni dhe të bëheni pjesë e shtegtimit./drita.info
« Krishti e përdor fuqinë e vet për të mirën tonë Shikoni duart e mia e këmbët e mia: unë jam! »