Fryma e pranisë së Krishtit na thërret në jetë në të gjitha rrethanat

Apr 15 • Meditimi i ditës

15 prill 2018 – E diela 3-të e Pashkëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Vap 3,13-15.17-19; Ps 4; 1 Gjn 2,1-5a; Lk 24,35-48)

 

Prania e Hyjit

Gjatë kohës ndërsa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht.

Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çka dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 24, 35-48

 

35 Atëherë edhe këta u treguan çka u ngjau udhës dhe si e njohën kur ndau bukën.

36 Ndërsa këta ende po bisedonin për këto ngjarje, vetë Jezusi zuri vend në mes të tyre dhe tha:

“Paqja me ju!”

37 Të tmerruar dhe të frikësuar, mendonin se po shihnin ndonjë shpirt. 38 Jezusi u tha:

“Pse po trembeni? Pse po dyshoni në zemrat tuaja? 39 Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”

40 Si u tha kështu, u dëftoi duart e këmbët. 41 Pasi ata, prej gëzimit nuk mundën të besojnë, por kishin mbetur të habitur, Jezusi u tha:

“A keni këtu ndonjë gjë për të ngrënë?”

42 Ata i sollën një kurm peshku të pjekur. 43 Jezusi e mori dhe e hëngri para tyre.

44 Atëherë u tha: “Këtë vështrim kishin fjalët që ju thosha kur ende isha me ju: ‘Duhet të shkojë në vend gjithçka u shkrua për mua në Ligjin e Moisiut, në Profetët e në Psalme. ’“

45 Atëherë ua shndriti mendjen që t’i kuptonin Shkrimet 46 dhe u tha:

“Kështu është në Shkrimin e shenjtë: ‘Mesisë i duhet të pësojë e të ngjallet së vdekuri të tretën ditë. 47 Në Emër të tij do të predikohet ndër të gjithë popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mëkateve. 48 Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje.

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Të mbushur frymë në kthim nga Emausi dishepujt rrëfyen se si e kishin njohur Jezusin. Ata e përshkruan se si e pranuan përmbajtjen e asaj që i huaji iu kishte rrëfyer dhe – çuditërisht – e njohën atë që e kishte rrëfyer atë përmbajtj Ndërsa zemrat e tyre sërish ndizeshin e kuptuan se Jezusi është me të vërtetë me ta, duke i qetësuar, duke i ftuar në paqe. Dje ishin të shqetësuar nga ajo që dinin, kurse sot me nxënës ishin të entuziazmuar duke kujtuar praninë e mëshirshme të Hyjit. Duke buzëqeshur Jezusi iu tha: “Tani është momenti. Paqe!”
  • O Zot, na ndihmo të jetojmë në mënyrë të arsyeshme – që mos të ngatërrohemi me atë që shikojmë si diçka të trishtuar apo të ekzaltuar. Bëj që ta pranojmë frymën e pranisë sate që na thërret në jetë në të gjitha rrethanat.

E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit edhe një herë, dhe shoh se cila fjalë apo fjali më la përshtypje. Ndalem në të dhe i lejoj shpirtit të ushqehet dhe të pushojë në të.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »