Thirrja jonë e parë nuk është aksioni, por thirrje për të besuar

Apr 16 • Meditimi i ditës

16 prill 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29)

 

Prania e Hyjit

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

Lus për hirin e fesë, të besoj

në gjithë atë çka do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

Ku, në ç`gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?

Nëse i kam vërejtur këto lëmi,

do të marr vendim që në të ardhmen do të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur,

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Gjn 6, 22-29

 

22 Të nesërmen, populli që kishte zënë vend matanë detit, pa se aty s’ishte veçse një lundër dhe se Jezusi nuk kishte hyrë në lundër bashkë me nxënësit e tij por nxënësit ishin nisur vetëm. 23 Ndërkaq, prej Tiberiadit erdhën disa lundra afër vendit ku hëngrën bukë (pasi Zotëria falënderoi). 24 Kur njerëzit panë se aty nuk ishte Jezusi as nxënësit e tij, hynë në lundra dhe kaluan në Kafarnaum për të kërkuar Jezusin. 25 Kur e gjetën në anën tjetër të detit, i thanë:

“Rabbi, kur erdhe këtu?”

26 Jezusi iu përgjigj:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

më kërkoni, jo pse patë mrekullitë,

por pse hëngrët nga ato bukë

dhe u ngitë.

27 Veproni,

por jo për ushqim që prishet,

por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme:

atë do t’jua japë Biri i njeriut,

sepse këtë e vulosi Ati‑Hyj.

28 Atëherë ata i thanë:

“Çka na duhet të bëjmë për t’i kryer veprat që kërkon Hyji?”

29 Jezusi iu përgjigj:

“Vepra që Hyji kërkon është kjo:

besoni në Atë që Ai e dërgoi.”

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ka mjaft aktivitete në bregun e liqenit: anijet vijnë e shkojnë, njerëzit janë në kërkim të Jezusit, duke pyetur se ku do të mund të ishte – vendosin për ta gjetur. Edhe kur e gjetën ai disi Ai nuk u jep shumë kënaqësi apo shfryrje në shoqëri me të, por u bën thirrje për një rishikim të asaj që është në zemrën e tyre.
  • Lutja jonë na mëson diçka të ngjashme: ne kurrë nuk do ta kapim Jezusin apo ta ngulitim atë në një vend. Të rrish me Jezusin na ndihmon të shohim atë çfarë vërtet ndodh në zemrën tonë – thirrja jonë e parë nuk është aksioni, por thirrje për të besuar. Jezusi dëshiron që të na drejton kah jeta, dëshiron të dëftojë të vërtetën.
  • Na ndihmo, o Zot, që të të afrohemi me respekt. Ndihmona që të të lejojmë që të na takosh atje ku jemi, atje ku ndodhemi momentalisht. Pastroje kërkimin tonë të personit tënd; bëj që të mos të kërkojmë vetëm për shkak të përfitimeve tona vetjake. 

E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit edhe një herë, dhe shoh se cila fjalë apo fjali më la përshtypje. Ndalem në të dhe i lejoj shpirtit të ushqehet dhe të pushojë në të.

 

Bashkëbisedimi

Ç`ndodh në mua kur lus?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur pranë meje

dhe ia shpalos gjithçka ndiej.

 

Përmbyllje

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »