Njerëzit që duhen kultivojnë marrëdhënien

Apr 20 • Meditimi i ditës

20 prill 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59)

 

Prania e Hyjit

Gjatë kohës së qëndrimit tim para Shkrimit të Shenjtë, qoftë pranë radios apo kompjuterit, Hyji është i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe të gjitha sendeve që më rrethon.
Qëndroj në heshtje një moment,
dhe bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit.

 

Liria

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë
ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po t`i dorëzoheshin në duart e tija
dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (shën Injaci)
Lutem për hirin e dorëzimit të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

e shikoj ditën që po mbaron,

duke filluar prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, nga çasti në çast.

I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.

I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Lutu Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Gjn 6, 52-59

 

52 Atëherë judenjtë filluan të grinden me shoqi‑shoqin e thoshin:

“Si mundet ky të na japë trupin (e vet) për ushqim?”
53 Prandaj Jezusi u tha:
“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut
e nuk e pini gjakun e tij,
nuk keni jetë në vetvete!
54 Kush ushqehet me trupin tim
dhe pi gjakun tim
ka jetën e pasosur.
Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.
55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetë
e gjaku im është pije e vërtetë.
56 Kush ushqehet me trupin tim
dhe pi gjakun tim
ai mbetet në mua
dhe unë në të.
57 Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë
dhe unë jetoj për Atin,
po ashtu edhe ai që më ha mua
do të jetojë për mua.
58 Kjo është buka që zbriti prej qiellit,
jo porsi ajo që hëngrën etërit
e vdiqën:
kush ushqehet me këtë bukë
do të jetojë në amshim.”
59 Këtë mësim Jezusi e dha në sinagogën e
Kafarnaumit.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Njerëzit që duhen në mes veti e jetojnë lidhjen. Marrëdhënia me Atin i jep fuqinë Jezusit për të vepruar. Kurse marrëdhënia me Jezusin do të më japë edhe mua forcë. Çdo herë që unë lutem e takoj Jezusin dhe lidhjetmidis nesh bëhen edhe më të forta, edhe pse nga jashtë duket se asgjë nuk po ndodh.
  • Hebrenjtë diskutonin në lidhje me këtë “njeri”. Jezus, as unë nuk po të kuptoj, ti je aq misterioz. Ma jep një besim të fortë në ty që të besoj atë që s`e kuptoj. Më bëj fëmijë që iu beson prindërve të vet, pa pas nevojë të dijë pse.
  • Koha e lutjes nuk është vetëm një reflektim intelektual mbi fjalët e Jezusit, por pranimi i tyre në zemër. Ato fjalë vijnë nga zemra e Jezusit, duke mbartur jetën dhe dashurinë e tij, dhe më janë drejtuar mua. 

E lexoj, e dëgjoj edhe një herë tekstin e Shkrimit të shenjtë të paraparë për sot. Lejoj që ajo të jehojë në zemrën time, dhe vërej fjalën apo fjalinë që më lë përshtypje. Pushoj në ndonjërën prej këtyre fjalëve.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »