Jezusi s`e kërkon detyrimisht pëlqimin e njerëzve

Apr 24 • Meditimi i ditës

24 prill 2018 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 11, 19-26; Ps 86; Gjn 10, 22-30)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.
Më përshko me dashurinë tënde.
Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime
që lejoj të robërohem me ndjenjat e frikës dhe pritjet se çfarë do të nevojitej apo do të duhej të isha.
Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.
Lutem për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme
dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur veten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 10, 22-30

 

22 Në Jerusalem po festohej e kremtja e Kushtimit të Tempullit. Ishte dimër. 23 Jezusi ecte në Treme të Salomonit në Tempull. 24 Judenjtë e rrethuan dhe i thanë:
“Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Mesia, na e thuaj haptas!”
25 Jezusi iu përgjigj:
“Ju thashë e ju nuk më besoni.
Veprat që unë bëj në Emër të Atit tim,
ato bëjnë dëshmi për mua.
26 Por ju nuk besoni,
sepse nuk jeni prej deleve të mia.
27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim;
unë i njoh dhe ato vijnë pas meje.
28 Unë u jap jetën e pasosur,
kurrë nuk do të sharrojnë:
askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime.
29 Ati im që m’i dha,
është më i madh se të gjithë
dhe askush s’mund t’i rrëmbejë
nga dora e Atit.
30 Unë dhe Ati jemi një.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ndoshta edhe unë nganjëherë jam ndier si këta njerëz duke dëshiruar një shenjë nga HyjiJezusimegjithatëzgjedh të flasë me shëmbëlltyra, sesa të kërkojë në mënyrë të detyrueshme pëlqimin duke përdorur logjikën apo debatet.
  • Do të mendoj se si manifestohet liria që Jezusi e respekton te të tjerët në jetën time dhe se si sillem me njerëzit përreth meje  sidomos me ata që dallojnë prej meje.

E lexoj, e dëgjoj fjalën edhe njëherë.  Nëse duhet disa herë, dhe vërej fjalën apo fjalinë që më flet. Lejojë të jehojë në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes sate të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Ati ynë …

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »