A e dëshmojnë veprat e mia Lajmin e Gëzueshëm?

Apr 25 • Meditimi i ditës

25 prill 2014 – E mërkure, Shën Marku Ungjilltar, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Pjt 5, 5b-14; Ps 88; Mk 16, 15-20)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë nga vdekja.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm
dhe lejoji vëmendjes të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 16, 15-20

 

15 Jezusi u tha:

“Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve. 16 Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besojë, do të dënohet.

17 Shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë, janë këto: në emër tim do t’i dëbojnë djajtë, do të flasin gjuhë të reja; 18 [në duar] do t’i marrin gjarpërinjtë e, nëse do të pijnë ndonjë gjë që sjell vdekjen, nuk do t’u bëjë keq. Do t’i vënë duart mbi të sëmurë, e këta do të shërohen.”

19 Zotëria [Jezusi], pasi u tha kështu, u ngjit në qiell dhe rri në të djathtë të Hyjit. 20 Kurse ata dolën e predikuan gjithkund. Zoti bashkëpunonte me ta dhe e përforconte Fjalën me mrekulli që e përcillnin.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi i dërgon dishepujt. Ata janë të thirrur për të qëndruar me të dhe për  qenë të dërguar (Mk 3,14)Duhet të jenë të guximshëm, pavarësisht frikës. Zoti do të jetë me ta dhe do ta vërtetojë mesazhin. Ndodhi ngjalljaI Kryqëzuari ecën  tokë në personat nxënësve të vet.
  • Para më shumë se 2000 viteve na është dhënë një urdhër hyjnor: të dalim e ta kumtojmë Ungjillin – Lajmin e mirë. Duhet të punojmë së bashku për të kumtuar Lajmin e Gëzueshëm. Nuk mund ta fusim në dhe apo ta ruajmë për vete dhuratën që na është dhënë sepse çdo njeri duhet ta dëgjojë se është i dashur. Është në dorën tonë që të jemi “Lajmi i Gëzueshëm në kohën tonë.”
  • O Zot, më dërgo çdo ditë të dëshmoj për ty me veprat e miaDuhet të shërbej në të sëmurët, të varfrit, të uriturittë burgosurit dhe të pastrehët e botës. 

E lexoj, e dëgjoj fjalën edhe njëherë.  Nëse duhet disa herë, dhe vërej fjalën apo fjalinë që më flet. Lejojë të jehojë në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes në bazë të Shkrimit Shenjt.

Ati ynë …
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »