A e njoh mjaftueshëm Jezusin?

Apr 28 • Meditimi i ditës

28 prill 2018 – E shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.
Mendoj se si gjithçka rreth meje,
ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,
rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria
Hyji më do pa kushte,
Dhe më tërheq kah gjithçka që është e mirë,
Duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Gjn 14, 7-14

 

Në atë kohë Jezusi tha:

7 Nëse më njohët mua,
do ta njihni edhe Atin tim.
Që tani e njihni
dhe e keni parë.”
8 Filipi i tha:
“Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton!”
9 “O Filip ‑ i tha Jezusi ‑ kaq shumë kohë jam me ju e nuk më njohe ende?
Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.
Si thua, pra: ‘Na e dëfto Atin!’
10 Po a nuk beson
se unë jam në Atin e Ati është në mua?
Fjalët që jua them, nuk jua them prej vetvetes:
Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.
11 Më besoni mua:
Unë jam në Atin dhe Ati është në mua.
Përndryshe, besoni për shkak të vetë veprave!
12 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
kush beson në mua,
veprat që i bëj unë edhe ai do t’i bëjë.
Madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto,
sepse unë po shkoj tek Ati.
13 Dhe çdo gjë që të kërkoni në Emër tim
do ta bëj
që të lavdërohet Ati në Birin.
14 Nëse do të më kërkoni ndonjë gjë në
Emër tim, do ta bëj.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Filipi thotë“Na mjafton.” Kjo tingëllon si një lutje që fillon meGjithë çka dua është ” Më ndihmo, o Zot, që ta kërkoj vullnetin tëndejo timin.
  • Jezusi është i vetëdijshëm se Filipi nuk e njeh. Edhe unë mund ta pyes veten se a e njoh mjaftueshëm JezusinLutem që mendja dhe zemra ime  jenë të hapura për të mësuar nga Jezusi që gjithmonë dëshiron të më mësojëtë më ndihmojë të rritem në dashuri.

E lexoj, e dëgjoj fjalën edhe njëherë.  Nëse duhet disa herë, dhe vërej fjalën apo fjalinë që më flet. Lejojë të jehojë në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi në bazë të Shkrimit Shenjt. Ati ynë …
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »