Zoti më pastron – kështu rritem më shpejt dhe jap fryt

Apr 29 • Meditimi i ditës

29 prill 2018 – E diela 5-të e Pashkëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 9,26-31; Ps 21; 1 Gjn 3,18-24; Gjn 15,1-8)

 

Prania e Hyjit
Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

Lutem për hirin e shenjtë
që t`i harroj brengat vetjake,
që të jem i/e hapur ndaj asaj çka kërkon Hyji prej meje,
që t`ia lëshoj veten udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi
E pyes veten, si po ndihem sot?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?

Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj me vëmendje
dhe vërej fjalinë apo shprehjen që më flet diçka.

 

Gjn 15, 1-8

 

1 “Unë jam hardhia e vërtetë,

e im Atë është vreshtari.

2 Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt,

Ai e pret,

kurse secilin që jep fryt,

Ai e pastron,

që të japë më shumë fryt.

3 Tashmë ju jeni të pastruar

me anën e fjalës që ju thashë.

4 Banoni në mua sikurse edhe unë në ju.

Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt

prej vetvetes,

i shkëputur prej hardhisë,

po ashtu as ju, nëse nuk mbeteni në mua.

5 Unë jam hardhia,

ju jeni shermendet.

Kush mbetet në mua e unë në të,

ai jep shumë fryt,

sepse pa mua s’mund të bëni asgjë.

6 Nëse ndokush nuk mbetet në mua,

hidhet jashtë porsi shermendi i prerë

e thahet.

Të tillët i bashkojnë, i qesin në zjarr e digjen.

7 Nëse mbeteni në mua,

dhe, nëse fjalët e mia qëndrojnë në ju,

kërkoni gjithçka të doni

dhe do t’ju jepet.

8 Me këtë gjë lavdërohet im Atë:

nëse jepni shumë fryt

e dëftoheni nxënës të mi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjt:

 

  • Ja një imazh i ri i Hyjit. Vreshtari ka një thikë të mprehtë dhe një sy të mprehtë për të qenë hardhia e shëndoshëNëse e krasit kjo është për shkak se hardhia e re të mund të rritet më shpejt dhe të japë fryt.
  • O Zotkur e ndiekontaktin tënd të mprehtë mund të rezistojpor besoj në dashurinë tënde ndaj meje. 

E lexoj, e dëgjoj fjalën edhe njëherë. Vërej fjalën apo fjalinë që më flet. Lejojë të jehojë në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi
Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot që i kalova këto pak momente me ty.

Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »