Pastrim pranveror i zemrës

May 2 • Meditimi i ditës

2 maj 2018 – E mërkurë, Shën Atanazi, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8)

 

Prania e Hyjit

Në heshtjen e qenies sime më intime,
në fragmentet e unitetit tim shumë të dëshiruar,
a mund ta ndiej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?
A mund të më kujtohet kur e kam ndjerë afërsinë e Zotit;
kur kemi ecur bashkë, duke i lejuar që të jem i/e përqafuar nga dashuria e Hyjit?

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.

Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, raporte me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rënduar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lutem për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çka po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo, dëgjo me vëmendje dhe kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Gjn  15, 1-8

 

Në atë kohë, Jezusi tha:

1 “Unë jam hardhia e vërtetë,

e im Atë është vreshtari.

2 Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt,

Ai e pret,

kurse secilin që jep fryt,

Ai e pastron,

që të japë më shumë fryt.

3 Tashmë ju jeni të pastruar

me anën e fjalës që ju thashë.

4 Banoni në mua sikurse edhe unë në ju.

Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt

prej vetvetes,

i shkëputur prej hardhisë,

po ashtu as ju, nëse nuk mbeteni në mua.

5 Unë jam hardhia,

ju jeni shermendet.

Kush mbetet në mua e unë në të,

ai jep shumë fryt,

sepse pa mua s’mund të bëni asgjë.

6 Nëse ndokush nuk mbetet në mua,

hidhet jashtë porsi shermendi i prerë

e thahet.

Të tillët i bashkojnë, i qesin në zjarr e digjen.

7 Nëse mbeteni në mua,

dhe, nëse fjalët e mia qëndrojnë në ju,

kërkoni gjithçka të doni

dhe do t’ju jepet.

8 Me këtë gjë lavdërohet im Atë:

nëse jepni shumë fryt

e dëftoheni nxënës të mi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • I dashur Jezus, duket se e pëlqen atë fjalën e vogël të “mbetesh/qëndrosh”. Këtu e përdor atë tetë herë. Bëj që edhe unë ta dua atë. Qëndrimi yt është i palëkundshëm: vazhdimisht je me mua. Ti nuk më ke lënë dhe nuk ke ikur dhe nuk të është bërë monotone si mua nganjëherë me veten time. Më mëso këtë art jetese, mbetjeje, qëndrimi.
  • Çfarë ndodh kur lutem në “Momentin e Shenjtë – Lutjen e përditshme”? Jezusimë pastron me fjalë. Mund të më shkoj mendja p.sh. se për Zotin s` kam shumë rëndësi, ose për botën, por në qoftë se luftoj që të besoj se jam njëmik/e i/e ngushtë i/e Jezusit, imazhi im mbi vetveten pastrohet. Nëse jamzemër-ngurtë urdhri i tij i dashurisëndaj të tjerëve më pastron. Të lutesh në“Momentin e Shenjtë” është një larje e përditshme, pastrim pranveror i zemrës.
  • Kërkoni gjithçka të doni.” Nëse banoj në Jezusin – zemra në zemrën – do të kërkoj vetëm atë që ai dëshiron. Aidëshiron që dashuria hyjnore të rrjedh si një lumë në këtë botë; ky është një sfond për një lutje të vërtetë. “U bëftë vullneti yt edhe në tokë.”

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Duhet të mësoj të mos jem “vazhdimisht në lëvizje”. Rrushi piqet me gëzim thjesht për shkak të faktit se është në hardhi – nuk i duhet të punojë për të lulëzuar dhe pjekur.

E njëjta gjë vlen për mua: mjafton të jem me ty, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shihe dëshirën time të madhe për paqe.

Më ruaj, o Zot. E di se gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.
Ati ynë …

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »