Urrejtja luftohet me dashuri

May 5 • Meditimi i ditës

5 prill 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15, 18-21)

 

Prania e Hyjit

Ajo që është pranë meje është diçka që do të më formojë dhe udhëheq.

E marr me mend praninë e Zotit: në mua, ai është gjithmonë këtu, gjithmonë me dashuri,

në mesin e shumë ndikimeve që më rrethojnë dhe prekin.

Ndalem dhe lutem që Zoti

të më formojë dhe udhëheq, tani në këtë moment.

 

Liria

Edhe sot në fillim të këtij meditimi kërkoje heshtjen – dhe ji i/e qetë vetëm për një moment të ndërgjegjshëm. Tërhiqu nga zhurma që të rrethon përjashta. Dhe provo ta çaktivizosh zhurmën e brendshme që është brenda teje.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë të krijuesit tim të mëshirshëm

I shkoj aq sinqerisht sa të mundem ndjenjat e mia të ditës së kaluar:

Ngritjet dhe uljet dhe rutinën në mes, rrjedhën “normale” të ngjarjeve.

A mund të shoh ku ishte Zoti me atë rast në ndjenjat e mia?

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;

Ke ecur dhe vepruar nëpër këtë tokë; ke pësuar të nxehtët dhe të ftohtët.

Koha të cilën e ke kaluar në tokë ka qenë për ty e mbushur me kujdesin për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ringjallur të vdekur; kurse ajo më e rëndësishmja – mua më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Gjn 15, 18-11

 

Në atë kohë, Jezusi tha:

18 “Nëse bota ju urren,

ta dini se para jush më urreu mua.

19 Po të ishit të botës,

bota do t’i donte të vetët,

e pasi nuk jeni të botës,

‑ pse unë ju zgjodha prej botës ‑

për këtë arsye bota ju urren.

20 T’ju bjerë ndër mend fjala që ju thashë:

nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij.

Nëse mua më salvuan

edhe ju do t’ju salvojnë;

nëse fjalën time e mbajtën,

edhe tuajën do ta mbajnë.

21 E të gjitha këto do t’i bëjnë kundër jush

për shkak të emrit tim,

sepse nuk e njohin Atë, që më dërgoi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi dëshiron një botë ku do të mbizotërojë dashuria, miqësia dhe bashkimi. Megjithatë, ne ndodhemi në një botë të sundimit, korrupsionit, hakmarrjes dhe përjashtimit. Me pas guximin për të bërë zgjedhje të saktë duhet të bazohemi fort në miqësinë dhe mbështetjen e Jezusit.
  • Askujt prej nesh nuk i pëlqen kur dikush na urren, por na u tha që të mos presim një jetë të lehtë në qoftë se e ndjekim atë.  Ai nuk na premton se do të jemi të suksesshëm kur angazhohemi për të vërtetën, por duhet të jemi në dispozicion, besnikë dhe duhet të dashurojmë. Lufta për dëshminë e ungjillit do të thellojë miqësinë ndërmjet nesh dhe Jezusit. Në këtë jemi së bashku.
  • Zot, a mund ta duroj se bota më urren? Këtë ngarkesë mund ta durojë vetëm nëse e di se nuk jam vetëm, se ti je me mua.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Cilat ndjenja janë duke u zgjuar në mua

ndërsa jam duke lutur dhe medituar Fjalën e Zotit?

Ndërgjegjësohem se nuk ka asgjë në zemrën apo mendjen time që s`do të mund t`ia shprehja Jezusit, madje edhe nëse do ta kisha të vështirë t`i gjeja fjalët.

E imagjinoj Jezusin sesi qëndron apo është ulur afër meje

dhe ia çeli zemrën.

I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »