Zoti do që gëzimi im të jetë i plotë
6 maj 2018 – E diela 6-të e Pashkëve (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Vap 10,25-26.34-35.44-48; Ps 97; 1 Gjn 4,7-10; Gjn 15,9-17)
Prania e Hyjit
O Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejtësisht me ty,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.
Liria
Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.
Ndërgjegjësimi
Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,
mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë kundruall asaj çfarë jam.
Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten tani?
Fjala
Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes të pushojë në disa pjesë të tij.
Gjn 15, 9-17
Në atë kohë, Jezusi tha:
9 Sikurse Ati më ka dashur mua,
ashtu edhe unë ju kam dashur ju.
Qëndroni në dashurinë time!
10 Nëse i mbani urdhërimet e mia,
do të qëndroni në dashurinë time,
sikurse edhe unë që i mbajta urdhërimet e Atit tim
dhe qëndroj në të.
11 Jua thashë këto,
që gëzimi im të jetë në ju
e gëzimi juaj të jetë i plotë.
12 Ky është urdhri im:
duajeni njëri‑tjetrin
sikurse unë ju desha ju!
13 Dashuria më e madhe që ndokush mund
të tregojë është:
të japë jetën e vet për miqtë e vet.
14 Ju jeni miqtë e mi
nëse bëni çka ju urdhëroj unë.
15 Nuk ju thërras më shërbëtorë,
sepse shërbëtori nuk di
çka bën zotëria i tij;
unë ju quajta miq,
sepse ju zbulova gjithçka
që dëgjova prej Atit tim.
16 Ju nuk më zgjodhët mua,
por unë ju zgjodha ju
dhe ju caktova
të shkoni e të jepni fryt
e fryti juaj të qëndrojë;
dhe që Ati t’ju japë
çkado të kërkoni në Emër tim.
17 Këtë gjë ju urdhëroj;
duajeni njëri‑tjetrin!”
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Zot, ti po lutesh që gëzimi im të jetë i plotë. Ky nuk është një gëzim i kotë nga një seminar teologjik apo gëzim që bazohet në iluzionin se në kopsht qenka gjithçka aq e mrekullueshme. Është një gëzim i vërtetë. Duke e ditur se ekziston urrejtja, korrupsioni dhe vrasjet në këtë botë, por që ti, o Zot, je përballur me të gjitha të këqijat e botës dhe me fuqinë e dashurisë sate na ke mundësuar që të të mbajmë në zemrat tona. Dhe në fytyrat tona, gjithashtu.
· Meqë për ne e pagove një çmim aq të madh, o Zot, s`do të duhej të kishte pikëllim në fytyrat e të krishterëve.
Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.
Bashkëbisedimi
Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që munda t`i kaloj këto pak minuta me ty.
Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen.
« JEZUSI: Duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju! Shpirti Shenjt ndihmon t`i zgjidhim problemet duke reflektuar në bazë të përvojës sonë »