Zoti më shoqëron me dashuri gjatë gjithë jetës

May 12 • Meditimi i ditës

 12 maj 2018 – E shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 18,23-28; Ps 46; Gjn 16,23b-28)

 

Prania e Hyjit

Vetëdijesohem se gjatë kohës së qëndrimit tim ulur, këtu dhe tani, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri
duke lejuar që të ekzistoj.
Ndalem një moment dhe mendoj për këtë.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëhiq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

më kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ta dëgjoj në mënyrë që ta marrë vesh çka dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 


 

Gjn 16, 23-28

 

23 Jezusi u tha nxënësve të vet: Atë ditë nuk do të më pyetni më për asgjë.

Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emër tim,

do t’jua japë.

24 Deri tani asgjë nuk kërkuat në emër tim.

Kërkoni dhe do të merrni

që gëzimi juaj të jetë i plotë.”

Unë e kam mundur botën

25 “Këto jua thashë në shëmbëlltyra.

Po vjen koha,

kur nuk do t’ju flas më në shëmbëlltyra,

por haptazi do t’ju shpall për Atin.

26 Atë ditë keni për të lypur në emër tim,

e nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju,

27 sepse vetë Ati ju do,

pasi ju më deshët mua

e besuat se dola prej Hyjit.

28 Dola prej Atit dhe erdha në botë,

prapë po e lë botën e po kthehem tek Ati.”

 


 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ndërsa Krishti vdiq në kryq, perdja e tempullit në Jerusalem u nda në dy pjesë. Ishte një ngjarje shumë simbolike. Barriera ishte një pengesë që ndante “Shenjtëroren e Shenjtëroreve” nga pjesa tjetër e Tempullit, duke i penguar njerëzit të hyjnë në praninë e Hyjit. Tani, me vdekjen e Krishtit, rruga drejt pranisë së Hyjit është përgjithmonë e hapur. Në lutje, falë sakrificës së Jezusit, kemi qasje të drejtpërdrejtë te Hyji.
  • Të kërkosh diçka nga Hyji në emër të Jezusit është më ndryshse sa të kërkosh në emër tënd. Duhet ta përfshijmë atë në marrje vendimesh dhe të përpiqemi t`i shohim gjërat siç i sheh ai. Kur veprojmë kështu ne e tejkalojmë vetveten, shkojmë përtej vetesjemi të hapur ndaj vullnetit të Zotit. Hyji ndoshta s`do të na japë saktësisht atë që kërkojmë, por ai s`do ta lë pa na dhënë atë që kemi nevojë.
  • Jezusi flet për ardhjen e tij në botë prej Atitlënien e botës dhe kthimin tek Ati. A e kam ndjenjën se Ati më shoqëron me dashuri gjatë gjithë jetës edhe në botën që ka për të ardhur?

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.
Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »