Shtëpia Botuese “DRITA” promovon botimet e saja
Shtëpia Botuese “DRITA” për të tretin vit me radhë, organizon promovimin e botimeve të saj të publikuara gjatë një viti.
Sivjet, promovimi do të mbahet këtë të enjte, më 17 maj 2018, ora 12:00, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.
Këto janë botimet që do të promovohen:
- Michel Remery, “Në Twiter me Zotin” #Big Bang, lutja, Bibla, seksi, kryqëzatat, mëkati, karriera…
Prezantimi: Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit & Autori i librit
- Gjustina Cacaj – Shushka, Gruaja në veprën e Atë Anton Harapit.
- Don Lush Gjergji, Shenjtëresha e Dashurisë. Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze.
- Don Lush Gjergji, Virgjëra Mari në histori dhe në përshpirtëri.
- Don Anton Uka, Fuqia e Besimit. Reflektim psiko-shpirtëror mbi psalmet 1-19.
Prezantimi: Don Lush Gjergji
Mirë se vini!
SH. B. “DRITA”
Katedralja Shën Nënë Tereza
Blvd. Bill Clinton, p. n.
KS – 10000 Prishtinë
Tel. 049 174 790
« Zoti (nuk) mund të merret me mend A është i plotë gëzimi i Jezusit në mua? »