A është i plotë gëzimi i Jezusit në mua?

May 16 • Meditimi i ditës

16 maj 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11-19)

 

Prania e Hyjit

Në pikën e qetë të botës sime në lëvizje,
Në thelbin e qenies sime,
Pres ta dëgjoj dhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit
I Cili më thërret ta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.
A mund të shkoj në atë vend ku po më thërret Hyji?

 

Liria

Zot, bëj që kurrë mos ta marrë dhuratën e lirisë
si diçka të mirëqenë.

Ti ma ke dhënë bekimin e madh të lirisë së shpirtit.

Mbushe shpirtin tim me paqen Tënde dhe 
Gëzimin Tënd.

 

Ndërgjegjësimi

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se kush jam përnjëmend.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 17, 11-19

 

11 Unë nuk rri më në botë

e ata janë në botë,

e unë po vij te ti.

O Atë i shenjtë!

Ruaji në Emër tënd

ata që ti m’i dhe

që të jenë një sikurse ne!

12 Derisa unë isha me ta

i ruajta në Emër tënd ata që m’i dhe,

dhe vërtet i ruajta ‑ asnjë nuk u bor

përveç birit të bjerrjes ‑

në mënyrë që të plotësohej Shkrimi i shenjtë.

13 Tani po vij tek Ti

e këto po i them ndërsa ende jam në botë,

që ata ta kenë në vetvete gëzimin tim të plotë.

14 Unë ua dorëzova fjalën tënde

dhe bota i urreu,

pse nuk janë të kësaj bote

sikurse as unë nuk i përkas kësaj bote.

15 Nuk po të lutem t’i marrësh prej botës,

por t’i ruash nga i Keqi.

16 Ata nuk i përkasin botës,

sikurse as unë nuk i përkas botës.

17 Shenjtëroji në të vërtetën:

fjala jote është e vërteta.

18 Sikurse ti më dërgove në botë,

po ashtu edhe unë i dërgova në botë.

19 Për ta [unë] e kushtoj vetveten,

që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetën.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm nga Shkrimi Shenjt:

 

  • Ndasitë mes të krishterëve janë një tradhti e unitetit, bashkimit për të cilin Jezusi vdiq. Ndarjet janë një skandal që i pengon njerëzit për ta pranuar ungjillin. Çfarë hapa të vegjël mund të marr për t`iu afruar më shumë të krishterëve të tjerë?
  • Fjala “gëzim” ndodhet 335 herë në Bibël. Kjo është një dhuratë e Zotit për ne. Zoti nuk do që ne të jemi të pikëlluar. A është i plotë gëzimi i Jezusit në mua?

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë. Lejoji shpirtit të qëndrojë në fjalët që gjejnë jehonë në zemrën tënde dhe shijoje atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lutem.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

Ati ynë…

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »