Dashuria dëshiron të ndajë me të dashurin atë që është më e mira

May 17 • Meditimi i ditës

17 maj 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 22,30.23,6-11; Ps 15; Gjn 17,20-26)

 

Prania e Hyjit

Po ja kujtoj vetvetes, o Zot, se jam në praninë tënde.

Do të gjej strehim te zemra jote të butë.

Ti je fuqia ime në momentet e dobësisë.

Në momentet e pikëllimit Ti je ngushëlluesi im.

 

Liria

Edhe sot në fillim të këtij meditimi kërkoje heshtjen – dhe ji i/e qetë vetëm për një moment të ndërgjegjshëm. Tërhiqu nga zhurma që të rrethon përjashta. Dhe provo ta çaktivizosh zhurmën e brendshme që është brenda teje.

 

Ndërgjegjësimi

E di se Hyji më do pa kushte.

Për këtë arsye sinqerisht e vështroj ditën, ndodhitë dhe përjetimet e kaluara.

A ekziston diçka që do të duhej të isha mirënjohës? Atëherë do të them: faleminderit.

A ekziston diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të kërkoj falje.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm 
dhe lejoji vëmendjes të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 17, 20-26

 

20 Në atë kohë Jezusi iu lut Atit: Nuk po të lutem vetëm për këta,

por edhe për të gjithë ata,

që, për shkak të fjalës së tyre,

do të besojnë në mua:

21 që të gjithë të jenë një.

Sikurse ti, Atë, që je në mua

dhe unë në ty,

ashtu edhe ata të jenë në ne,

që ta kuptojë bota se ti më dërgove.

22 Edhe unë ua dhashë lavdinë

që ti ma dhe

që të jenë një

sikurse ne jemi një

23 ‑ unë në ta e ti në mua,

që të jenë plotësisht një,

që bota ta dijë se ti më dërgove

dhe se i deshe ata siç më deshe mua.

24 Atë,

dua që ata, të cilët m’i dhe,

të jenë aty ku jam unë,

bashkë me mua,

që të kundrojnë lavdinë time,

lavdinë që ti ma dhe,

sepse më deshe

para se të krijohej bota.

25 Atë i drejtë!

Bota nuk të njohu

e unë të njoha.

Edhe këta e kuptuan

se ti më dërgove.

26 Këtyre ua dëftova Emrin tënd

dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj,

që dashuria me të cilën ti më deshe mua,

të jetë në ta

‑ dhe unë në ta.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm nga Shkrimi Shenjt:

 

  • O Zot, i vlerësoj të gjitha rastet e miqësisë me të tjerët që nuk besojnë në ty. Kur punoj apo flas me ta, kur i dua ose u shërbej, hiri yt vepron në ne. Këto raste nuk është e thënë të jenë të karakterizuara si ngjarjeekumenike, por që mbartin bekimin tënd.
  • Lutja e dytë e Jezusit në Darkën e Fundit është për gjeneratat e ardhshme të besimtarëve, duke përfshirë edhe ne. Lutja e tij është që të gjithë të jemi të bashkuar me Hyjin Atin tonë dhe me të. Ai do të ndajë me ne çdo gjë që është më së thelli në zemrën e tij – lavdinë që kishte që nga fillimi i botës. Dashuria dëshiron të ndajë me të dashurin atë çfarë është më e mira.

 

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a fjali që të flet në mënyrë të veçantë, dhe qëndro aty aq gjatë sa të flet para se të vazhdosh tutje.

Lejoji vëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i/e gatshëm/e dhe të dëgjoj gjithçka që ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri ndërsa ai më vështron.

Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin ndërsa ia besoj brengat dhe gëzimet e mia.

Ia hapi zemrën ndërsa i flas për ndjenjat e frikës dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë në mënyrë që të mund t`i besohem plotësisht kujdesit të tij,

i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë e di cila është gjëja më e mirë për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Ati ynë …

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »