Bëhesh nxënës i Jezusit, duke e njohur dashurinë e Zotit ndaj teje

May 18 • Meditimi i ditës

18 maj 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
dhe më tërheq pas çdo gjëje që është e mirë,
duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur përmes njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin ndaj meje.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Zotit,

dhe ndalem aty, në atë fjali apo fjalë që më prek, që më flet personalisht.

 

Gjn 21, 15-19

 

15 Pasi hëngrën mëngjesin, Jezusi e pyeti Simon‑Pjetrin:

“Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta?”

“Po, Zotëri ‑ iu përgjigj ‑ Ti e di se të dua!”

“Kulloti qengjat e mi! ‑ i tha Jezusi.

16 Prapë e pyeti të dytën herë:

“Simon Gjoni, a më do ti mua?”

“Po, Zotëri, ti e di se të dua!” ‑ iu përgjigj Pjetri.

“Kulloti delet e mia!” ‑ vijoi Jezusi.

17 I tha për të tretën herë:

“Simon Gjoni, a më do?”

Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:

‘A më do?’ dhe iu përgjigj:

“Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!”

I tha Jezusi:

“Kulloti delet e mia!”

18 Përnjëmend, përnjëmend po të them:

kur ti ishe më i ri

e ngjeshje vetveten

dhe shkoje kah doje;

porse kur të plakesh,

do t’i hapësh duart

e një tjetër do të të ngjeshë

e do të të çojë, ku ti nuk dëshiron.”

19 I tha këto fjalë për t’i lajmëruar se me ç’vdekje do ta lavdëronte Hyjin. Pastaj i tha: “Më ndiq mua!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm nga Shkrimi Shenjt:

 

  • Vendosem në vendin e Pjetrit dhe e dëgjoj pyetjen: ‘Simon Gjoni, a më do ti mua më shumë se të tjerët?`

A e kishte ndër mend Jezusi në atë moment varkën, peshkimin, zënien e peshkut, mënyrën e jetës që Pjetri i njihte dhe i donte? A ishte kjo një thirrje për të ndryshuar karrierën? Apo ishte kjo një pyetje: A më do ti mua më shumë se të tjerët (nxënësit e tjerë)? Na kujtohet sesi Pjetri mburrej: `Edhe nëse të gjithë largohen, unë jo.` Këtë herë Pjetri ka kujdes se çfarë thotë, është shumë më i butë: `Ti e di se të dua.`

·                    Ndihem i familjarizuar me Pjetrin, dua të jem nxënës i Jezusitduke e njohur dashurinë e Zotit ndaj meje.

I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë.

Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje e frymëzim që ma dhe gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Ati ynë …

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »