Ku jam në gjendje ta marr dhuntinë e Shpirtit të Shenjtë?

May 20 • Meditimi i ditës

20 maj 2018 – RRËSHAJËT (Pesëdhjetorja), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 2,1-11; Ps 103; 1 Kor 12,3-7.12-13; Gjn 20, 19-23)

 

Prania e Hyjit

Fillo duke marrë frymë thellë, duke e pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëjpër t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

Përpiqem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta janë duke më munduar në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendosi në duart e Hyjit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Vetëdijesohem se jam në praninë e Hyjit.

Do të gjej mburojën në zemrën e tij që dashuron.

Ai është fuqia ime në momentet e dobësisë,

ngushëllues në momentet e trishtimit.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Gjn 20,19-23

 

19 Në mbrëmjen e po asaj dite ‑ të parën ditë të javës ‑ ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 20 Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë. 21 Pastaj u tha prapë:

“Paqja me ju!

Siç më dërgoi mua Ati,

ashtu unë po ju dërgoj ju.”

22 Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha:

“Merrni Shpirtin Shenjt!

23 Atyre që jua falni mëkatet,

u falen,

e atyre që nuk jua falni,

nuk u falen.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Do ta përdori këtë kohë dhe do të përqendrohem, duke pritur Zotin që të më afrohet sikurse iu pat afruar nxënësve duke ua dëshiruar paqen. Dëgjoj sesi thotë: “Paqja me ty!” Do t`i vërej reagimet, protestimet e mia.
  • E kuptoj se ku jam në gjendje ta marr dhuntinë e Shpirtit/Frymës së Shenjtë dhe lutem që këto dhunti lirisht të mund t`ua përçoj të tjerëve.

I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Ati ynë …

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »