“Ne” apo/dhe “ata”?

May 23 • Meditimi i ditës

23 maj 2018 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTE – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës:Jak 4, 13-17; Ps 48; Mk 9, 38-40)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe mendoj për praninë gjallëruese dhe shpirt-dhënëse
në secilën pjesë të trupit tim, në të gjitha gjërat rreth meje,
në tërë jetën time.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë jetë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur se Hyji më do pa kushte,
mund t`i lejoj vetes që të jem i sinqertë se si jam.
Si ishte dita e djeshme? Si jam duke e ndier veten tani?
Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.
Lexoj, dëgjoj me vëmendje,
dhe vërej fjalinë apo shprehjen që më flet personalisht.

 


Mk 9, 38-40


38 Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: “Mësues, ne pamë një njeri që nuk na ndjek, që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek”.

39 Por Jezusi tha: “Mos ia ndaloni, sepse s’ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.

40 Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Pikëpamjet dhe të kuptuarit tonë mund të jenë të ngushta, të kufizuara. Nevoja për afirmim dhe siguri mund të na çojnë deri aty sa që të përpiqemi të kontrollojmë rrethanat që nuk i kuptojmë mirë.
  • “Kushdo që nuk është kundër nesh, është me ne”, – deklaratë të cilën shumë udhëheqës politikë, për fat të keq, e kanë keqpërdorur nëpër vite për të justifikuar përjashtimin e atyre që s`i pëlqenin. A prirem të mendoj në të njëjta kategori si: “ne” dhe “ata”? Jezusi kërkon që më mirë të jemi të hapur ndaj atyre që shohin më ndryshe dhe që, si duket, janë më ndryshe se ne. Ai e shikon çdonjërin si “më të ndryshëm” – unik, të veçantë, dhe të vlefshëm. I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit të Shenjtë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Jezu, po më flet në tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem kësaj thirrje të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde në veprim.

 

Përmbyllja

Faleminderit, o Zot, për këto momente që i kalova vetëm me ty.

Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »