Ndikimi i madh i veprimeve të vogla

May 24 • Meditimi i ditës

24 maj 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jak 5, 1-6; Ps 48; Mk 9, 41-50)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i vetëdijshëm se Hyji është këtu.
E marr me mend se si gjithçka rreth meje,
ajri të cilin jam duke e marrë, i tërë trupi im,
është duke vibruar me praninë e Hyjit.

 

Liria
Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.
Përkundrazi, Shpirti i tij i jep frymën e jetës dëshirave të mia më të thella,
duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.
Lutem për hirin e shenjtë që t`i lejoj Shpirtit që të më plotësojë.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, ç`po ndiej sot në vete?
A jam ndoshta i lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse vetëm diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provojë t`i largoj këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;
Ke ecur dhe ke vepruar përmbi këtë tokë; ke duruar të nxehtët dhe të ftohtët.
Kohën që e ke kaluar në tokë ka qenë e mbushur me kujdesin tënd për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; kurse ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 


Mk 9, 41-50

 

Në atë kohë, Jezusi iu tha nxënësve të vet:
41 Ai që do t’ju japë të pini një gotë ujë sepse jeni të Krishtit, për të vërtetë po ju them: me siguri nuk do ta humbë shpërblimin e vet.”

42”Porse, për atë që mëson ndonjërin prej këtyre të vegjëlve që besojnë (në mua) të mëkatojë, do t’ishte më mirë t’i varej rreth qafës guri i mullirit e të hidhej në det.

43Prandaj, nëse dora jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh dorëcung në jetë se me të dy duart të shkosh në ferr ‑ në zjarr që s’fiket kurrë. [44]45 E nëse këmba jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh në jetë i çalë se t’i kesh të dy këmbët e të hidhesh në ferr. [46]47 Po qe se edhe syri yt të çon në mëkat, nxirre! Më mirë është për ty të hysh në Mbretërinë e Hyjit me një sy se t’i kesh të dy e të hidhesh në ferr. 48 Ku ‘krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket.’

49 Vërtet, gjithkush do të kripet me zjarr.

50 Kripa është gjë e mirë, porse, po qe se kripa e humb njelmësinë e vet, me çka do të kripet? Kini kripë në vetvete e jetoni në paqe me njëri-tjetrin!”

 


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të shenjtë:

 

  • Qoftë edhe një gotë ujë…” Madje me veprimet e vogla kontribuojmë në formësimin e shoqërisë në të cilën jetojmë.
  • A kam vërë ndonjëherë ndonjë pengesë, a kam bërë ndonjë skandal para “një nga më të vegjlit” që Jezusifuqishëm i mbron? Dhe a jam një nga “më të vegjlit”, dhe a lejoj që Jezusi të mbrojë. 

    I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Nganjëherë nuk di çfarë të them në takimin personal me ty.
Ndoshta do të mund të thosha faleminderit, o Zot, që je gjithmonë këtu.
E di me siguri se ka pasur momente kur më ke mbartur
dhe me fuqinë tënde i kam përballuar dhe mbijetuar momentet e vështira në jetën time.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »