Bashkëshortori/bashkëshortja nuk është pronë

May 25 • Meditimi i ditës

25 maj 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jak 5, 9-12; Ps 102; Mk 10, 1-12)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëmpër t’u ulur me shpinëdrejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 


Mk 10, 1-12

1 Jezusi u çua prej andej e shkoi në krahinën e Judesë (dhe) në anën përtej Jordanit. Prapë u mblodh rreth tij një turmë e madhe populli dhe ai përsëri nisi t’i mësojë siç e kishte zakon. 2 Atëherë (iu afruan farisenjtë) e, për ta sprovuar, e pyetën:

“A ka leje burri ta lëshojë gruan?”

3 Ai u përgjigj:

“Çka ju urdhëroi Moisiu?”

4 Ata i përgjigjën:

“Moisiu lejoi ‘të shkruhet letra e divorcit e të lëshohet. ’“

5 Jezusi u tha:

“Atë rregullore Moisiu e shkroi për ju për arsye të kryeneçësisë suaj. 6 Por në fillim të botës, Hyji ‘i krijoi mashkull e femër. 7 Prandaj njeriu do ta lërë babain e vet e nënën e vet e do të bashkohet me gruan e vet, 8e kështu të dy do të jenë një trup i vetëm.’ Këndej pra, nuk janë më dy, ‑ por një trup i vetëm. 9 Prandaj, çka bashkoi Hyji, njeriu të mos guxojë ta ndajë!”

10 Në shtëpi nxënësit e pyetën përsëri për të njëjtën gjë. 11 Ai u tha:

“Kush e lëshon gruan e vet e merr një tjetër, bën kurorëthyerje kundër së parës. 12 Po qe se edhe gruaja e lëshon burrin e vet e martohet me një tjetër, bën kurorëthyerje.”

 


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi e vendos idealin e martesës. Na sjell në mend se çfarë është dhe si duhet të jetë ajo, ndoshta edhe jo me fajin tonë, mund të ndodhë që mos ta jetojmë. Hyji është gjithmonë i pranishëm në mesin e partnerëvepërkundër dobësive njerëzore për shkak të të cilave edhe ndahen.
  • Jezusi dënon ngurtësinë e zemrësqë çon në divorc. Të fejuarit dhe çiftet bashkëshortore nuk guxojnë ta konsiderojnë njëri-tjetrin si pronë të pavlefshme që mundtë hidhet tej. Janë të ftuar, në vend të kësaj, për të jetuarnjë jetë të respektit dhe miqësisë së ndërsjellë. 

    I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »