I/e dashur si fëmijë

May 26 • Meditimi i ditës

26 maj 2018 – E shtune, Shën Filip Neri, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jak 5,13-20; Ps 140, Mk 10,13-16)

 

Prania e Hyjit

Ndalu një moment dhe sille në këtë lutje dëshirën tëndetë jesh pjesë e një gjëje më të madhe se vetja jote. Kërkoji Hyjit ndihmë për të dalluar ndonjë dëshirë specifike që të çon në drejtim të asaj që është “diçka më e madhe” – drejt projektit të Hyjit – dhe kërkoji Hyjit t`i bekojëpërpjekjet e tua për të qenë dashuri për të tjerët.

 

Liria

I lutem Hyjit që të më ndihmojë

që të lirohem nga mërzitë dhe brengat vetjake,

që t`i çelem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.


Mk 10, 13-16

13Ia sillnin fëmijët që të vinte dorën mbi ta, por nxënësit ua ndalonin. 14 Jezusit, kur i pa, i erdhi keq dhe u tha:

“Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i ndaloni; sepse atyre u përket Mbretëria e Hyjit! 15 Përnjëmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretërinë e Hyjit porsi fëmija i vogël, nuk do të hyjë në të.”

16 Atëherë i përqafoi fëmijët dhe i bekoi duke vënë duart mbi ta.


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Edhe unë jam si fëmijë në prehrin e Jezusit. Dëshiroj t`ia besoj jetën time, dëshiroj që të jetë pranë meje në gëzime dhe hidhërime. E lus për këtë dhe lutem për të gjithë ata që janë të lidhur ngushtë me mua.
  • Jezusi dëshiron të jetë afër nesh sikurse edhe ne dëshirojmë miqësi të afërt me të. Fëmija që është brenda meje le të besojë, të kërkojë dhe thjesht të kënaqet në të vërtetën se është i dashur. I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Më udhëheqtë Shpirti yt i shenjtë, o Zot,

në marrëdhëniet e mia me njerëz të tjerë.

Bëj që me kujdes ta përdori dhuratën e të folurit.

 

Përmbyllje

Faleminderit, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.
Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »