Dashuria e Jezusit i paraprin veprave tona

May 28 • Meditimi i ditës

28 maj 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Pjt 1,3-9; Ps 110; Mk 10,17-27)

 

Prania e Hyjit

Hyji është me mua. Madje më shumë: Hyji është në mua, ai bën që unë të ekzistoj.

Një moment do të pushoj në praninë jetëdhënëse të Hyjit

në trupin, mendjen, zemrën time, në tërë jetën time.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i lirë të zgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto lidhje dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë rënduar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndihem i hidhëruar, i zemëruar, i zhgënjyer.
Lutem për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje

dhe vërej fjalën apo ngjarjen që më flet personalisht.


Mk 10, 17-27

17 Kur doli në rrugë, një njeri u lëshua me vrap, ra në gjunjë para tij dhe e pyeti:

“Mësues i mirë, çka duhet të bëj për të fituar Jetën e pasosur?” 18 Jezusi iu përgjigj:

“Pse më thua: i mirë? Askush s’është i mirë përveç Një Hyji të vetëm! 19 Urdhërimet i di: ‘Mos vra! Mos the kurorën! Mos vidh! Mos dëshmo rrejshëm! Mos bëj kurrfarë padrejtësie! Ndero babain tënd e nënën!’“

20 Ai iu përgjigj:

“Mësues, të gjtha këto i kam zbatuar që prej rinisë sime.”

21 Atëherë Jezusi e shikoi ëmbël, i pëlqeu dhe i tha:

“Të mungon edhe një gjë: shko, shit çka ke, ndajua skamnorëve e do të kesh thesar në qiell; atëherë kthehu e eja pas meje!” 22 Djaloshi u prish kur e dëgjoi këtë fjalë e, i trishtuar, u largua, sepse kishte prona të shumta.

23 Jezusi, pasi e hodhi shikimin përreth, u tha nxënësve të vet:

“Sa vështirë do të hyjnë pasanikët në Mbretërinë e Hyjit!”

24 Nxënësit mbetën shtang të habitur prej këtyre fjalëve të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha:

“Bijtë e mi! Sa vështirë është të hyhet në Mbretërinë e Hyjit! 25Më lehtë është të përshkohet gamilja nëpër vrimë të gjilpërës se të hyjë i pasuri në Mbretërinë e Hyjit!”

26 Nxënësit çuditeshin edhe më tepër dhe i thoshin njëri‑tjetrit:

“Atëherë kush do të mund të shëlbohet?”

27 Jezusi ua nguli sytë dhe tha:

“Sa për njerëz, njëmend, është punë që s’bëhet, por jo për Hyjin, Hyji mund të bëjë gjithçka.”


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi e shikoi njeriun ëmbël dhe i pëlqeu. Është mirë të dish se Jezusi na do edhe para se ai të bëjë ndonjë gjykim në lidhje me atë çfarë themi a bëjmë. Ai na do pa kushte për arsyen kush jemi dhe ashtu siç jemi. E pra, gjithashtu e çmon çdo përpjekje tonë për të jetuar jetën më qëllimshëm dhe më gëzueshëm.
  • Shumë të mira që i riu i kishtenë fakt ishte i robëruar prej tyre. Kjo është lidhje e çrregulluar me gjëra; gjërat në vetvetenuk mund të na mbajnë larg nga ndjekja e Jezusit.
  • Të lutemi për hirin e shenjtë që të largojmë çdo gjë që është midis nesh dhe Zotit Hyj dhe le t`i dorëzohemi në duart e tij për të trashëguar jetën e përjetshme këtu, në tokë.I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

Ati ynë…

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »