Imzot Dodë Gjergji vlerësohet për kontributin e dhënë në Konferencën Europiane në Sofia

May 30 • Kisha në Kosovë

Imzot Dodë Gjergji ka pranuar letër falënderimi nga Presidenca Bullgare e Këshillit të Bashkimit Europian, për kontributin e dhënë si lider fetar në konferencën e Sofias “Toleranca në Ballkanin Perëndimor: çelës për Europën”, e cila ishte mbajtur më 10 maj 2018, ku Ipeshkvi i Kosovës kishte marr pjesë me një intervenim të tij, që revista jonë e ka publikuar të plotë (kliko për ta lexuar fjalimin e plotë)

Në letër dërguar Ipeshkvit thuhet: “Pjesëmarrja e Juaj pati një rëndësi veçantë dhe shumë të vlefshme për konferencën tonë, që do të ndihmojë për të zhvilluar marrëdhëniet e fuqishme dhe bashkëpunimin mes liderëve fetarë dhe shoqërisë civile në njërën anë dhe institucioneve në anën tjetër. (…) Derisa procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimore po vazhdon, dialogu etnik dhe toleranca ndërfetare në rajon do të jenë çelës për rrugën që duhet ta bëjnë vendet në këtë proces.” – thuhet ndër të tjera në letër.

Duke shprehur konsideratën ndaj ipeshkvit për bashkëpunimin në rrugën e integrimeve për të ardhmen europiane të rajonit, presidenca bullgare shpreson se shumë shpejt do të ketë rast për të bashkëpunuar rishtazi në këtë proces./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »