Organizohet takim kulturor për Gjergj Kastriotin – Skenderbeun në Llapushnik

May 31 • Kisha në Kosovë, Kulturë

Famillia e Shën Abrahamit në Llapushnik njofton se këtë të shtunë, më 2 qershor 2018, ora 11:00, në Kishën Shën Abrahami, do të organizohet Takimi Letrar Artistik dhe Shpirtëror në shenjë përkujtimi të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.

Në këtë takim – sipas organizatorëve – parashihen të lexohen tri kumtesave kushtuar heroit tonë kombëtar, do të jetë një orë letrare me poezi dhe një ekspozitë piktuarash.

Kjo ngjarje kulturore ka karakter garues, me ç’rast do të shpërblehen tre vendet e para për poezitë më të mira dhe tre punimet më të bukura artistike që do vlerësohen nga Juria Profesionale.
Takimi mëton të jetë tradicional, ky është viti i dytë, me qëllim që çdo vit t’i kushtohet personaliteteve të ndryshme kombëtare, humane etj. që kanë lënë gjurmë në historinë tonë./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »