Jezusi dëshiron të bashkëbisedojë me mua

Jun 2 • Meditimi i ditës

2 qershor 2018 – E shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jud 17,20-25; Ps 62; Mk 11,27-33)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në çdo kohë të ditës a të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

I lutem Zotit që të më ndihmojë

që të lirohem nga mërzitë dhe brengat vetjake,

që t`i çelem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 


Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur veten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mk 11, 27-33


27 Prapë erdhën në Jerusalem. Ndërsa Jezusi po ecte nëpër Tempull, iu afruan kryepriftërinjtë, skribët e pleqtë 28 e i thanë:

“Me ç’pushtet i bën ti këto? Ose kush ta dha ty pushtetin të veprosh kështu?”

29 Jezusi u përgjigj:

“Edhe unë po ju bëj një pyetje të vetme. Më pëgjigjni ju e atëherë do t’ju përgjigjem me ç’pushtet i bëj këto. 30 M’u përgjigjni: Pagëzimi i Gjonit a ishte prej ‘Qiellit’ apo prej ‘njerëzve’?”

31 Ata filluan të pleqërojnë në vetvete:

‘Po thamë ‘Prej Qiellit’, ai do të na thotë: ‘Pse atëherë nuk i besuat?’ 32 E po u përgjigjëm: ‘Prej njerëzve…’ Druanin popullin sepse të gjithë e mbanin Gjonin profet të vërtetë. 33 Këndej iu përgjigjën Jezusit:

“Nuk dimë.”

Edhe Jezusi iu përgjigj:

“As unë, pra, s’po ju tregoj se me ç’pushtet i bëj këto!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi hapur u fliste nxënësve në mënyrë që t`u ndihmonte të kuptonin çfarë mendonte, por ishte i kujdesshëm dhe nuk lëshohej gjithmonë në diskutime lajkatare.
  • Do t`i afrohem Fjalës së Zotit me respekt, jo si të shkoja pas njëfarë ushqimi për mendime vetjake apo që t`i studioj të tjerët, por do të ndaj kohë që ta dëgjoj Jezusin që dëshiron të bashkëbisedojë me mua.
  • Është mirë për zemrën time që Jezusi të më flasë në lutje. Ndërsa e dëgjoj fjalën e tij do të mundohem që zemra ime ta pranojë atë me vëmendje – nuk do të lejoj që mendimet të më humben në diskutim apo analizim. I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe njëherë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuaratë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çelzemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 


Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime në bazë të tekstit të Shkrimit Shenjt.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »