Lakmia për pushtet çon drejt vrasjes

Jun 4 • Meditimi i ditës

4 qershor 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Pjt 1,1-7; Ps 90; Mk 12,1-12)

 

Prania e Hyjit

O Zot, në thjeshtësi dhe përvujtëri po vij tek ti.

Fjalët e tua më çojnë në paqe në të cilën e kuptoj madhërinë dhe domethënien e pranisë sate.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori në mënyrë të mençur.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka për ç`gjë duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të shpreh ndjenja falënderimi.

Diçka për ç`gjë ndihem fajtor? Atëherë do të kërkoj falje.

 

Fjala

Tani e lexoj, e dëgjoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje dhe kuptim,

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më lë përshtypje.


 

Mk 12, 1-12


1 Atëherë Jezusi filloi t’u flasë në shëmbëlltyra:

Një njeri mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, punoi shtrydhësin, ndërtoi kullën, ua dha për gjysmë vreshtarëve dhe shkoi në dhe të huaj. 2 Në kohën e duhur dërgoi shërbëtorin e vet te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të fryteve të vreshtit. 3 Ata e kapën, e rrahën dhe e nisën duarthatë. 4Ai prapë dërgoi tek ata një tjetër shërbëtor, por edhe këtij t’i hoqën dru kresë dhe e poshtëruan. 5 Pastaj dërgoi edhe të tretin: këtë e vranë. Çoi edhe shumë të tjerë. Edhe këta disa i rrahën e disa i vranë.

6 Kishte vetëm edhe një: djalin e vet të dishirit. Të fundit ua dërgoi atë. Mendonte. ‘Do të ma nderojnë djalin.’ 7 Por ata, vreshtarët, i thanë njëri‑tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim e neve do të na mbesë trashëgimi!’ 8 E kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.

9 Ç’do t’u bëjë (tani) zotëria i vreshtit? Do të vijë e do t’i vrasë ata vreshtarë e vreshtin do t’ua japë të tjerëve.

10 Po a nuk i keni lexuar këto fjalë në Shkrimin e shenjtë:

‘Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit u bë guri i këndit;

11 kjo është vepër e Zotit,

sa mrekulli në sytë tanë!’“

12 Mendonin ta kapnin, por druanin popullin. E morën vesh mirë se Jezusi e kishte drejtuar këtë shëmbëlltyrë kundër tyre. E lanë e shkuan.

 


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi Shenjt:

 

  • Vreshtarët e dëbuan të birin sepse e dëshironin pushtetin, dëshiruan që grupi i tyre të jetë i fuqishëm ose që kështu të jenë edhe vetë ata. Dëshira për pushtet dhe fuqi çon drejt vrasjes.
  • Miqësia me Jezusin domethënë se nevojitet t`ia dorëzojmë shumë gjëra atij, të jetosh në hijen e tij, ashtu si dhe në dritën e tij. Butësia dhe mirësia e tij, vendosmëria dhe të qenit i drejtuar kah zbatimi i vullnetit të Atit janë guri kryesor i themelit. Ajo që pushtetarët e botës e dëbuan në Jezusin është pikërisht ajo çfarë është më e rëndësishmja për Jezusin.  

 

I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe njëherë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit ta shijojë atë moment.

  

Bashkëbisedimi

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?
A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?
E paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo ulur pranë meje,
i drejtohem dhe ia tregoj të gjitha çfarë ndjej.

 

Përmbyllja 

Po të falënderoj, o Zot, për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe gjitha krijesave tua. 

Ati ynë…

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »