Shembulli i shërbimit të mëshirshëm

Jun 11 • Meditimi i ditës

11 qershor 2012 – E hënë, Shën Barnaba, ap., MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 11,21-26.13,1-3; Ps 97; Mt 10,7-13)

 

Prania e Hyjit

Teksa jam duke ndenjur pranë kompjuterit tim, Hyji është këtu.

Rreth meje, në përjetimet, mendimet e mia dhe thellë në mua.

Ndalem një çast dhe e vetëdijesoj

praninë gjallëruese të Hyjit.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo që të zgjedh që të mund të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

Ata në burg, ata që nuk janë të lirë publikisht ta shprehin fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnesën tënde, në të gjitha gjërat që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit tim të mëshirshëm
duke qenë i/e sinqertë sa të jetë e mundur, i shikoj ndjenjat e mia të ditës që shkoi:
majat, uljet dhe nivelin në mes, por edhe rrjedhën “normale”, të zakonshme të ngjarjeve.
A po shoh ku ishte Zoti në këto ngjarje në ndjenjat e mia?

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 10, 7-13

 

Në atë kohë u tha Jezusi nxënësve të vet:
7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!’ 8 Shëroni të sëmurit, ngjallni të vdekurit, pastroni të gërbulurit, dëboni djajtë! Falas morët, falas edhe jepni! 9 Mos grumbulloni në brezat tuaj as ar, as argjend, as të holla bakri; 10 as strajcë udhëtimi, as dy palë petka, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë për ushqimin e vet.

11 Në çdo qytet apo fshat që të hyni, pyetni a është aty ndonjë njeri i ndershëm e banoni tek ai derisa të shkoni më tej. 12 Kur të hyni në shtëpi, uroni paqe. 13 Nëse shtëpia është e ndershme, le të zbresë mbi të paqja juaj; po nuk qe e denjë, paqja juaj le të kthehet tek ju.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi i sfidon dishepujt që të heqin dorë nga pasuria dhe posedimi i tyre dhe të ndjekin shembullin e tij të shërbimit të mëshirshëm. Si mund ta bëj këtë në një botë që është shumë më e komplikuar se sa ajo në kohën e Jezusit?
  • A e kanë mpirë grackat e botës moderne kuptimin tim të asaj çfarë do të thotë të jesh dëshmitar? A ka ndokush që mendon se jam një dëshmitar i vlerave të Ungjillit?
  • O Zot, kam marrë shumë gjëra falas dhe do të duhej të jepja pa shpresuar se do të ma kthejnë. Kjo do të duhej të ishte një gjë e thjeshtë, por në një shoqëri ku çdo gjë ka çmimin e vet është diçka shumë e komplikuar. Ndërsa të dëgjoj,lutem që të më dhashë dritë: si ta ndjek kërkesën tënde për një zemër të lirë.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Shpirtin nuk e nginë dija e madhe, por shijimi i gjërave.

 

Bashkëbisedimi

I/e vetëdijshëm/e se jam gjithnjë në praninë e Hyjit,

e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur pranë meje,

dhe ia them të gjitha që kam ndër mend, çka kam në zemër,

si miku mikut.

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »