Ndriçimi i shpresës së fshehur brenda nesh

Jun 12 • Meditimi i ditës

12 qershor 2018 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Mbr 17,7-16; Ps 4; Mt 5,13-16)

 

Prania e Hyjit

Ulem me kujdes një moment dhe hyj në veten time për ta ndier atë përbrenda. E vërej frymën time: a është duke rrjedhur ajo normalisht dhe në mënyrë të barabartë? Apo je duke e ndier një shqetësim të brendshëm?

Zot i dashur, më ndihmo që të çelem krejtësisht me ty, 
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.

 

Liria

I kushtoj vëmendje trupit tim: Ku është ai i tensionuar? Hyj dhe e ndiej zemrën time: A është ajo nën presion? Pauza, pra, të çon përmes frymës, përmes zemrës dhe përmes trupit në hapësirën e brendshme të heshtjes, në të cilën puna, preokupimi nuk ka qasje.

O Zot, mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

Ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Asnjëherë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin e Ungjillit të sotëm,
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 5, 13-16

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

13 “Ju jeni kripa e tokës. Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S’vlen më për asgjë, përveçse të hidhet jashtë e ta shkelin njerëzit.

14 Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit. 15 As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi.16 Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit shenjtë:

 

  • Pasuria,pushteti dhe kontrolli vlerësohen lartë në botën tonë. Por Jezusi na bën me dije gjërat e vogla për të na mësuar vlera më të thella. Kripa ruan ushqimin  në duart e një kuzhinieri të shkathët i jep shije ushqimitEfekti i kripës mbetet i fshehur për ne. Si kripa e tokës mund të jemi efektivë, duke sjellë një shije jete për të tjerët.
  • Duket se Jezusi është i bindur në besueshmërinë e mundësive tona. Na quan kripa dhe drita e botës, pa të cilën dëshmi bota nuk do të ishte e njëjtë. E ne shpesh e hedhim poshtë faktin se veprimet tona mund të kenë ndikim tek të tjerët. Por jeta e lumnive i jep shije jetës sonë dhe të jesh ndjekës i Krishtit nuk është një zgjedhje individuale, por një zgjedhje që përfshin të tjerë.
  • Dritanuk e ndryshon dhomën: ajo na ndihmon të shohim gjërat në të. Na ndihmon të vlerësojmë se çfarë është e mirë dhe e bukursikurse na ndihmon për të shmangur pengesa dhe gropa në të cilat mund të biemJemi fëmijë driteJezusi, Drita e botës, ndriçon jetën tonë (Gjn 8,12)Kjo dritë na ndihmon të shohim shpresën e fshehur  lavdisë që është brenda nesh, kështu që mund tëgëzohemi edhe në errësirën e botës.

 

I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia kur e meditoj Fjalën e Zotit?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më largon?

Ndërsa e imagjinoj Jezusin sesi është ulur apo qëndron pranë meje,

me mirëbesim, si mikut më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »