Katedralja Shën Nënë Tereza e zgjatë orarin për vizitorë

Jun 18 • Kisha në Kosovë

Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, lajmëron se për shkak të kërkesave të vizitorëve dhe turistëve gjatë kohës së verës, që gjithnjë e më shumë po rriten në qytetin e Prishtinës, për të vizituar Katedralen dhe këmbanarën edhe në oraret më të vona, ka zgjatur orarin për vizitorë.

 

Postimin e plotë i lajmërimit:

 

Shumë të dashur besimtarë,

vizitorë e turistë,

nga dita e nesërme, e martë 19 qershor, Katedralja Shën Nënë Tereza do të fillojë me aplikimin e orarit veror të hapjes dhe shërbimeve.

Për shkak të kërkesave të vizitorëve e turistëve – që gjatë kohës së verës rriten në qytetin e Prishtinës – për të vizituar Katedralen dhe këmbanarën edhe në oraret më të vona, Katedralja tashmë për të tretin vit me radhë e ka aplikuar orarin veror të shërbimeve.

Orari veror:

E HËNË – DIELE: ORA 08:00 – 21:00

 

Vërejtje: ditëve të diela, gjatë paradites këmbanarja do të jetë e mbyllur, për shkak të kremtimit të meshës. Hapja bëhet pasdite, ora 14:00 – 21:00.

Ky orar do të zgjasë deri në fillim të shtatorit.

 

Ju mirëpresim!

 

Shën Nënë Tereza- lutu për ne!

Shpërndaje

Comments are closed.

« »