A ke zemër të (pa)ndarë?

Jun 22 • Meditimi i ditës

22 qershor 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 11,1-4.9-18.20; Ps 131; Mt 6,19-23)

 

Prania e Hyjit
Jezusin mund ta kërkojmë në çdo kohë të ditës o të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria
O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e kuptoj dhe e pranoj këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi
Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

Ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje e kuptim

dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më flet diçka.

 

Mt 6, 19-23

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

19 “Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin! 20 Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin. 21 Sepse, ku është thesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote.”

22 “Syri është dritëza e trupit. Në qoftë, pra, se syri yt është i shëndoshë, i tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar. 23 Por në qoftë syri yt i sëmurë, i tërë trupi yt do të jetë i errët. Në qoftë, pra, se drita që është në ty është errësirë, sa terr i madh do të jetë!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ligjii Moisiut ishte shumë i saktë – mbulonte të gjitha shanset dhe mundësitë. Jezusi na kujton edhe një herë se Ati shikon në zemër dhe na bën të pyesim se cilat janë prioritetet, përparësitë tona të vërteta, reale.
    • Ku është zemra ime? Thesari im? A është diçka e përhershme që as tenja, as ndryshku nuk mund ta brejë, apo është thjesht diçka materiale apo, në thelb, si paraja, suksesi apo lavdia?
    • Kur shikoj në zemrën time mund të shoh se ajo është e ndarë, e pavendosur, e copëtuar midis nënshtrimeve të ndryshme, konfliktuale, drita e së cilës është e dobët dhe nuk e ndriçon rrugën time të jetës. Me mirënjohje, i shikoj njerëzit që i admiroj për integritetin e tyre.
    • Lutem për hirin e shenjtë të kem një zemrës të pandarë. Nëse zemra ime është në errësirë, do ta falënderoj Jezusin për Fjalën e Tij që më nxit të ecë në dritë.


Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Shpirtin nuk e nginë dija e madhe, por shijimi i gjërave.

 

Bashkëbisedimi
Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
A e pranoj dritën apo lejoj që errësira ta turbullojë shikimin/vizionin tim?

O Zot, më ndihmo që të drejtohem nga mundësitë dhe shanset pozitive.

I ndaji ndjenjat e mia me Jezusin.

 

Përmbyllja
Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove, gjatë këtyre momenteve të kaluara me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »