Rruga e ngushtë që çon në jetë

Jun 26 • Meditimi i ditës

26 qershor 2018 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Mbr 19,9b-11.14-21.31-35a.36; Ps 47; Mt 7,6.12-14)

 

Prania e Hyjit

“Gjithçka e ka vendin dhe kohën e vet”, thotë fjala e urtë.

O Zot, bëj që gjithmonë të dëshiroj ta kaloj kohën në praninë tënde.

Që ta dëgjoj thirrjen tënde.

 

Liria

Përpiqem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendosi në duart e Zotit – së paku disa minuta sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar në këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.


Mt 7,6.12-14

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

6 Mos ua jepni qenve gjënë e shenjtëruar as mos i qitni para derrave margaritarët tuaj që, pasi t’i shkelin, të mos kthehen kundër jush e t’ju shqyejnë.”

12 Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, bëjuani edhe ju atyre! Ja, vërtet Ligji e Profetët!”

13 “Hyni nëpër derën e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e gjerë rruga që çon në bjerrje e shumë janë nga ata që kalojnë nëpër të! 14 Sa e ngushtë është dera e sa e ngushtë është rruga që çon në jetë e janë pak nga ata që e gjejnë!”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Të pasurit në dispozicion gjëra të mira dhe suksesi në jetë mund të rrisin lakminë. Pasuritë e rreme mund ta pushtojnë njeriun dhe të humbin drejtimin. Të jesh i mirë në përgjithësi s`do të thotë të jesh i mirënë atë që vërtet është më e rëndësishmja. Kam nevojë për vlera të mira dhe kohë për reflektim, në mënyrë që të mund të marr vendime të mira në lidhje me begatitë e Zotit.
  • “Bëju të tjerëve atë që do të tjerët të ta bëjnë ty”. Rregulli i artë është aq sfidues, sepse është aq i thjeshtë. Në fakt “është ligji dhe profetët”. Duket se ne nuk jemi në gjendje ta jetojmë plotësisht, edhe pse është i kuptueshëm.
  • Ky nuk është një standard ligjor, por një dashuri e vërtetë. Kjo është rruga që çon në jetë, por ende duhet të kalojmë nëpër derën e ngushtë duke hequr dorë nga vetja dhe duke mbartur kryqin tonë çdo ditë.
  • Është lehtë t`i lëshohesh rrymave,të ndjekësh rrugë të gjera dhe të lehta, por kjo nuk të çon në jetë. Jezusi ështërruga për në jetë dhe ai është dera e hyrjes.”Përnjëmend, përnjëmend po ju them: unë jam dera e deleve… kush hyn nëpër mua, do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë dhe do të gjejë kullosë.“ (Gjn 10, 7-9).
  • O Zot, më ndihmo që të jem një ndjekës i yti i mirë. Bëj që me gëzim  ta marr kryqin tim çdo ditë, me paqe të brendshme, duke ndjekur normat e vëllait tonë Jezusit. 

 

 Zoti na e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit Shenjt.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë.

Qëndro në frazën, shprehjen e pjesës së sotme të ungjillit që më së shumti të “thumbon”.

 

Bashkëbisedimi

Zot, ti më njeh mëmirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuaratë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çelizemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »