Zoti mund të veprojë edhe përmes njerëzve të dobët

Jun 29 • Meditimi i ditës

29 qershor 2018 – E premte, Shën Pjetri e Pali (e kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 12,1-11; Ps 33; 2 Tim 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19)

 

Prania e Hyjit

“Gjithçka e ka vendin dhe kohën e vet”, thotë fjala e urtë.

O Zot, bëj që gjithmonë të dëshiroj ta kaloj kohën në praninë tënde.

Që ta dëgjoj thirrjen tënde.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.

Më ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej realisht.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj, ta dëgjoj Fjalën e Zotit,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më lë përshtypje, që më flet pikërisht mua.


Mt 16, 13-19

 

13 “Kur Jezusi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxënësit e vet:

“Ç’thonë njerëzit, kush është Biri i njeriut?”

14 Ata u përgjigjën:

“Disa thonë se është Gjon Pagëzuesi; disa të tjerë Elia; do të tjerë Jeremia ose një ndër profetët.”

15 “Po ju ‑ u tha atyre ‑ ç’thoni: kush jam unë?”

16 Iu përgjigj Simon Pjetri:

“Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit të gjallë!”

17 Atëherë Jezusi i tha:

“I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell! 18 Edhe unë po të them: Ti je Pjetër‑Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!

19 Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Pyetja personale e Jezusit ngriti diskutimin rrethtij në një nivel të ri, nga “çka kërkoni?” (Gjni 1,38) drejt “kë kërkoni?” (Gjn 18,4). Pjetri u përgjigj në mënyrë personale duke parë Jezusin si Mesi dhe Bir të Zotit të gjallë.Koha e kaluar me Jezusin kishte formuar në të një përshtypje që e çoi atë për ta parë Jezusin si Mesinë e premtuar.
  • Jezusi ndryshoi emrin e Simonit në Pjetër, duke i dhënë atij një detyrë të re, siç bëri me emrin e Saulit në Pal për misionin e tij tek jo hebrenjtë – paganët. Jezusi e pa potencialin te Pjetri që të bëhet shkëmb, një themelsolid mbi të cilin do të ndërtojë një bashkësi të brishtë besimtarësh. Atij iu dhanë çelësat e shtëpisë dhe autoriteti dhe përgjegjësia për të marrë vendime. Zoti mund të veprojë edhe përmes njerëzve të dobëtpër të sjellëMbretërinë e tij. 

 

Zoti na e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit Shenjt.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë.

Qëndro në frazën, shprehjen e pjesës së sotme të ungjillit që më së shumti të “thumbon”.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »