Veprat dhe familja e hyjit, parësore

Jul 2 • Meditimi i ditës

2 korrik 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Am 2, 6-10.13-16; Ps 49; Mt 8, 18-22)

 


Prania e Hyjit
Fillo duke marrë frymëthellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë.

Nxjerri jashtë të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde.

Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 


Liria
Nuk ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja edhe më i pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia shpesh herë janë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

I lutem Zotit që nëpërmjet lirisë sime

t`i bëjë muzikë dëshirat e mia të një melodie gjallëruese dashurie plot harmoni.

 


Ndërgjegjësimi
Ku, në ç`gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?

Nëse i kam vërejtur këto lëmi,

do të vendosi që në të ardhmen do të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.

 

 Fjala
Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin e Ungjillit të sotëm
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


Mt 8, 18-22


18 Jezusi, kur e pa turmën e njerëzve që po e rrethonte, dha urdhër të kalojnë në anën tjetër. 19 Ndërkaq u afrua një skrib e i tha:

“Mësues, do të vij pas teje ngado që të shkosh.”

20 Jezusi iu përgjigj:

“Dhelprat kanë strofuj e zogjtë e qiellit çerdhe, kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën.”

21 Një tjetër nga nxënësit e tij tha:

“Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë.”

22 Jezusi iu përgjigj:

“Eja pas meje e lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet!”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm nga Shkrimi Shenjt:

 

  • Familja dhe vatra janë siguria më e fortë e jona. E pra Jezusi e thekson se ky rast nuk ndodhë me të. Veprat e Hyjit dhe familja e Hyjit për të janë në rend të parë.
  • Të shkosh pas Krishtit do të thotë që asgjë tjetër të mos mund ta pengojë ungjillin në marrëdhëniet tona themelore të shoqishoqme, që gjithçka posedojmë në botë, e posedojmë me të dhe në të. 

Zoti na e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit Shenjt.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë.

Qëndro në frazën, shprehjen e pjesës së sotme të ungjillit që më së shumti të lë përshtypje.

 

Bashkëbisedimi
O Zot, më udhëheqtë Shpirti yt i shenjtë

në marrëdhëniet e mia me njerëz të tjerë.

Bëj që me kujdes ta përdori dhuratën e të folurit.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Comments are closed.

« »