Jezusi na takon në udhëtimin tonë të jetës

Jul 3 • Meditimi i ditës

3 korrik 2018 – E martë, Shën Toma Apostull (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29)

 

Prania e Hyjit

Ndalem e pushoj një moment

dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Hyji e ndikon mbi mua:

jam i/e krijuar në imazhin dhe përngjasimin e Hyjit; jam vend-banim i Hyjit…

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet të jenë patjetër të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar përkujdesjen ndaj meje.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik pikë për pikë, fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Gjn 20, 24-29

24 Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve ‑ ai që quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. 25 I thanë, pra, nxënësit e tjerë:

“E pamë Zotërinë!”

Toma u përgjigj:

“Pa e parë në duart e tij vritiën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.”

26 Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 27 Pastaj i tha Tomës:

“Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!”

28 Toma iu përgjigj:

“Zotëria im dhe Hyji im!”

29 Jezusi i tha:

“Pse po më sheh, po beson.

Lum ata që nuk panë e besojnë!”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Toma refuzoi të besontenë ringjallje, derisa vetë nuk e pa Zotërinë e ringjallur. Kur e takon Jezusin duke i shtjerë duart e veta në varrat që ia kishin bërë gozhdët dhe në kraharorin e tij, dyshimet e tij zhduken dhe shpreh akt të thellëfeje “Zoti im dhe Hyji im.”
  • Edhe nxënësit nganjëherë dyshonin siç e tregon këtë qartëshembulli i Tomës. Jezusi na takon në udhëtimin tonë të jetës. Ai e di se në ecjen tonë në fe, hasim në sfida të shumta.
  • Po të lutem, o Zot, që kur të has në jetën time në mundime dhe vuajtje të kem guximin për të shprehur aktin tim të fesë në ty.
    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

 

Bashkëbisedimi
Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time. 
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime. 
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua. 
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time. 
Më fal për momentet kur e kam refuzuaratë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje. 
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çelzemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
Shpërndaje

Comments are closed.

« »