Afërsia e Jezusit e ndryshon jetën tonë

Jul 4 • Meditimi i ditës

4 korrik 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Am 5, 14-15.21-24; Ps 49; Mt 8, 28-34)

 

Prania e Hyjit
Mendoj një çast për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, i diellit dhe hënës, i tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i çdo gjëje që ekziston, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria
Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,
madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,
edhe atëherë, në heshtjen e plotë, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.
Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty.

 

Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.
Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik pikë për pikë, fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.

Mt 8, 28-34

28 Sapo kaloi në bregun tjetër ‑ në krahinën e gadarenëve, dy të djallosur që dolën nga varret, i erdhën para. Ishin aq të rrezikshëm, sa që askush s’guxonte të kalonte asaj rruge. 29 Dhe ja, bërtitën:

“Çka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe këtu të na mundosh para kohës?”

30 Jo larg tyre kulloste një tufë e madhe derrash. 31 Shpirtrat e këqij iu lutën Jezusit:

“Meqë po na dëbon, na ço në tufën e derrave!”

32 Ai u tha: “Shkoni!”

Ata dolën e hynë në derra. Dhe ja, mbarë tufa u lëshua me turr e prej greminës ra në det dhe u mbyt në ujë. 33 Barinjtë ikën, e si mbërritën në qytet, treguan gjithçka, veçanërisht për të djallosurit. 34 Dhe ja, mbarë qyteti i doli para Jezusit. Kur e panë, iu lutën të largohej prej krahinës së tyre.


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Dramaciteti i kësaj ngjarjeje lehtë mund ta fshehë një gjë që është përmendur dy herë: është njohur fuqia eJezusit dhe është krijuar sikleti. Kur jeminë miqësi meJezusindhe e thërrasim emrin e tij, është e lehtë ta humbim ndjenjën tonë të çudisë, mahnitjes.
  • Nëse vijmë më afër Jezusitkjo do të ndryshojë jetën tonë. Zgjedhja jonë do tëjetë më ndryshe, shpresat tona do të ndryshojnë – ai do të përcaktojë se si do ta shpenzojmë energjinë tonë.
E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

 

Bashkëbisedimi
Një bashkëbisedimështë një bisedë intime midis teje dhe Hyjit Atë, midis teje dhe Jezusit, ose midis teje dhe Marisëapo një prej shenjtërve. Kjo ndodh shpesh në fund të një periudhe lutjeje, por mund të bëhet në çdo kohë. Kjo bisedë le të zhvillohet natyrshëm edhe në lutjen tënde të sotshme.
 bashkëbisedim, ne flasim dhe dëgjojmësesi na nxit Shpirti Shenjt: dukee shprehur vetveten, për shembull, si një mik që i flet një miku, ose sinjë person që i flet një personi të cilin ai ose ajo e ka ofenduar, ose si një fëmijë që i flet një prindiose këshilltari, ose si një i dashur që i flet atij/asaj që e dashuron.
Cilido qoftë konteksti, ji “real”, duke folur nga zemra. Si në çdo bisedëtë mirëfilltë, sigurohu që të kesh kohë heshtjeje për të dëgjuar.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
Shpërndaje

Comments are closed.

« »