Jezusi do që edhe unë të jetoj lirshëm dhe në plotësi
Mt 9,1-8
1 Jezusi hipi në barkë, kaloi në anën tjetër dhe shkoi në qytetin e vet. 2 Dhe ja, ia sollën para një të paralizuar, të shtrirë në vig. Jezusi, kur e pa fenë e tyre, i tha të paralizuarit: “Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!”
3 Dhe ja, disa prej skribëve menduan me vete:
“Ky po blasfemon!”
4 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:
“Pse mendoni keq në zemrat tuaja? 5 Çka është më lehtë të thuhet: ‘Të janë falur mëkatet’ apo të thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ 6 ‘Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë ‑ i tha atëherë të paralizuarit ‑ Çohu në këmbë, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”
7 I paralizuari u ngrit e shkoi në shtëpi të vet.
8 Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh.
Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- “Guxim … ngrihu … shko në shtëpi.” Janë tri fjalë që japin zemër, që bëjnë që pajtimi të na gëzojë, që takimi me të të na gjallërojë dhe që të jemi të vetëdijshëm që gjithçka ekziston në tokë është vatra jonë, sepse gjithçka i takon atij dhe ai jeton në ne.
- Banorët e qytetit të Jezusit kanë qenë të shpejtë në gjykim dhe të zellshëm në mbrojtjen e principeve fetare. E kishin humbur nga shikimi përfytyrimin/horizontin e gjerë që e kishte Jezusi: dëshironte ta ripërtërinte shëndetin dhe tërësinë e qenies.
- Jezusi ka mall që edhe unë të jetoj lirshëm dhe në plotësi. Në këtë kohë urate do të lus që të jem i/e lirë prej gjithë asaj që më lidh dhe do t`ia sjell para Zotit dëshirën time të zjarrtë për plotësi.
- Duhet ta kenë ndier farisenjtë veten pavolitshëm me të dëgjuar Jezusin sesi po fliste me zë atë çka ata e thoshin me zë të ulët dhe besonin në zemrat e tyre. Koha e kalimit me Jezusin e qet të vërtetën në dritë.
-
Është rast i shpeshtë që Jezusin e mahnitin njerëz që u ndihmojnë të varfërve dhe të sëmurëve. Edhe këtu sërish reagon kur e sheh besimin e tyre. Duhet ta dijë që feja nuk është vetëm çështje e bindjes sime – ajo shprehet në praktikë, mënyrën sesi jetoj. Do të mendoj sesi jam duke e kaluar kohën, ku është duke u manifestuar feja ime.E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.BashkëbisedimiNjë bashkëbisedimështë një bisedë intime midis teje dhe Hyjit Atë, midis teje dhe Jezusit, ose midis teje dhe Marisëapo një prej shenjtërve. Kjo ndodh shpesh në fund të një periudhe lutjeje, por mund të bëhet në çdo kohë. Kjo bisedë le të zhvillohet natyrshëm edhe në lutjen tënde të sotshme.Në bashkëbisedim, ne flasim dhe dëgjojmësesi na nxit Shpirti Shenjt: dukee shprehur vetveten, për shembull, si një mik që i flet një miku, ose sinjë person që i flet një personi të cilin ai ose ajo e ka ofenduar, ose si një fëmijë që i flet një prindiose këshilltari, ose si një i dashur që i flet atij/asaj që e dashuron.Cilido qoftë konteksti, ji “real”, duke folur nga zemra. Si në çdo bisedëtë mirëfilltë, sigurohu që të kesh kohë heshtjeje për të dëgjuar.
« Afërsia e Jezusit e ndryshon jetën tonë Jezusi gjithmonë më vështron me dashamirësi »