Jezusi nuk i nënshtrohet asnjë formule

Jul 7 • Meditimi i ditës

7 korrik 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Am 9, 11-15; Ps 84; Mt 9,14-17)

 

Prania e Hyjit
Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.
Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria
Vdekja jote në kryq më ka liruar.
Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.
Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi
O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala
Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik pikë për pikë, fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.

Mt 9, 14-17


14 Atëherë iu afruan nxënësit e Gjonit e i thanë:

“Përse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, kurse nxënësit e tu nuk agjërojnë?”

15 Jezusi u përgjigj:

“A është e mundur të mbajnë zi dasmorët derisa të jetë me ta dhëndri? Por, do të vijë koha, kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin. Atëherë edhe ata do të agjërojnë.

16 Askush nuk vë arnë pëlhure të re në petk të vjetër, sepse arna e shtrin petkun dhe grisja bëhet më e madhe.

17 As nuk shtihet vera e re në rrëshiqa të vjetër: përndryshe rrëshiqat shpohen, vera derdhet edhe rrëshiqat shkojnë dëm. Vera e re hidhet në rrëshiqa të rinj e kështu ruhen të dy.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi përdor imazhet emartesës për të na bërë të ditur se sa intime është marrëdhënia e tij me ne. Është kjo një kohë gëzimi. Mungesa e dhëndrit do të jetë e shkurtër –Jezusi do të vdes – por ai do të kthehettek ne për të qenë gjithmonëafër nesh duke na sjellë gëzim, paqe dhe dashuri.
  • O Zot, bëj që me gëzim t`i përgjigjem pranisë dhe miqësisë sate të ngushtë me mua. Jetame ty është çështje dashurie, diçka gjithmonë e re!
  • Për Jezusin, rrobat e vjetra ose rrëshiqat (kacekët) e vjetër të verësnuk janë të përshtatshme. Ardhja e tij shënonnjë fillim të ri, një epokë të re nëmarrëdhëniet tona me Zotin. Ai nuk i nënshtrohet asnjë formule. Ai nuk e lë pas dore, nuk e shfuqizon të vjetrën, por e plotëson në një mënyrë që shkon përtejtë kuptuarit tonë njerëzor.
    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

 

Bashkëbisedimi
Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.
Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.
Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.
Mund të jem krejt i/e sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.
Ia çeli zemrën kur i flas për ndjenjat e frikës dhe dyshimet e mia.
Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në kujdesin e tij,
i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Ati ynë…
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
Shpërndaje

Comments are closed.

« »