A besoj se Jezusi mund të më shërojë?

Jul 9 • Meditimi i ditës

9 korrik 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Oz 2, 16-18.21-22; Ps 144; Mt 9,18-26) 

 

Prania e Hyjit
Vetëdijesohem: gjatë kohës së qëndrimit tim ulur, këtu dhe tani, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri
duke lejuar që të ekzistoj.
Do të ndalem një moment dhe do të mendoj për këtë.

 

Liria
Lutem për hirin e shenjtë
që t`i harroj brengat e mia,
që të jem i hapur ndaj asaj çfarë Hyji kërkon prej meje,
që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

 

Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.
Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik pikë për pikë, fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.

Mt 9, 18-26

 

18 Ndërsa Jezusi po ua mësonte këto, ja se iu afrua një kryetar, ra përmbys para tij dhe i tha: “Posa më vdiq vajza. Megjithatë eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të ngjallet.” 19 Jezusi u ngrit dhe bashkë me nxënësit e vet shkoi pas tij.

20 Dhe ja, një grua e cila vuante nga derdhja e gjakut prej dymbëdhjetë vjetësh, iu afrua pas shpine e ia preku kindin e petkut të tij, 21 sepse thoshte në vete: “Do të shërohem nëse ia prek qoftë edhe vetëm petkun e tij! “22 Jezusi u soll, e pa dhe i tha: “Ki besim, o bijë! Feja jote të shpëtoi!” Dhe gruaja u shërua në atë moment.

23 Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit, dhe si i pa ata që u binin fyejve dhe njerëzit që po bënin zhurmë, 24 u tha: “Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle.” Ata e përqeshën. 25 Dhe, pasi u qitën njerëzit përjashta, hyri Jezusi, e mori për dore vajzën dhe ajo u ngrit. 26 Lajmi i kësaj mrekullie u përhap anembanë asaj krahine.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi shëron një grua që po vuante nga gjakderdhjasepse në sytë e tij sjellja e gruas duke e prekur kindin e petkut të tij ishte një akt shumë i lartë besimi.
  • Nuk ka kufi për shërimdhe ripërtëritje të cilat Jezusi mund t`i bëjë në jetën time.
  • A kam të njëjtin besimsi kjo grua që po vuante nga gjakderdhja, gjatë kohës që i afrohem atij? A besoj se Jezusi mund tëmë shërojë?
    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

 

 Bashkëbisedimi
Një bashkëbisedimështë një bisedë intime midis teje dhe Hyjit Atë, midis teje dhe Jezusit, ose midis teje dhe Marisëapo një prej shenjtërve. Kjo ndodh shpesh në fund të një periudhe lutjeje, por mund të bëhet në çdo kohë. Kjo bisedë le të zhvillohet natyrshëm edhe në lutjen tënde të sotshme.
 bashkëbisedim, ne flasim dhe dëgjojmësesi na nxit Shpirti Shenjt: dukee shprehur vetveten, për shembull, si një mik që i flet një miku, ose sinjë person që i flet një personi të cilin ai ose ajo e ka ofenduar, ose si një fëmijë që i flet një prindiose këshilltari, ose si një i dashur që i flet atij/asaj që e dashuron.
Cilido qoftë konteksti, ji “real”, duke folur nga zemra. Si në çdo bisedëtë mirëfilltë, sigurohu që të kesh kohë heshtjeje për të dëgjuar.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
Shpërndaje

Comments are closed.

« »