Dhembshuri shpëtuese

Jul 10 • Meditimi i ditës

10 korrik 2018 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Oz 8, 4-7.11-13; Ps 113; Mt 9,32-38)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

E lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga mërzitë dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,

prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.

I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.

I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Tani e lexoj, e dëgjoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje dhe kuptim.

Vërej fjalinë apo ngjarjen që më lë përshtypje.


Mt 9, 32-38

 

32 Posa dolën këta, ja se i sollën një memec të djallosur. 33 Pasi e nxori djallin, memeci foli. Njerëzit të mrekulluar, thoshin: “Kurrë s’u pa një gjë e tillë në Izrael!” 34 Ndërsa farisenjtë thoshin: “Ai i nxjerr djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve.”

35 Kështu Jezusi qarkullonte nëpër të gjitha qytetet e fshatrat. Mësonte në sinagogat e tyre: predikonte Ungjillin e Mbretërisë dhe shëronte çdo sëmundje e lëngatë.

36 Kur e pa turmën e popullit, ndjeu dhembshuri për të, sepse ishte e nëpërkëmbur dhe e lënë pasdore si delet pa bari. 37 Atëherë u tha nxënësve të vet:

“Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak. 38 Lutjuni, pra Zotërisë së të korrave, të dërgojë korrtarë në të korrat e veta.”


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •  shpalljen e Lajmit të gëzueshëm Jezusi u vu në anën e të dobëtëve dhe të pambrojturve. Ai kishte dhembshuripër turmat qëe ndiqnin duke kërkuar të vërtetën e mesazhit të tij.
  • Kur i kërkojmë Zotit të dërgojë punëtorë në të korrat e tijshpesh na shkon mendja te priftëria (meshtaria) dhe jeta e kushtuar rregulltare.Nganjëherëharrojmë se Jezusi e thërret çdo person, secilin prej nesh, të jetë një nxënës/dishepull i dashurisë së tij.
  • Më ndihmo, o Zot, që të jem i/ekujdesshëm/e, i/e dashur/e duke pasurdhembshuri për ata rreth meje, duke pranuar se me anë të gjërave të vogla dhe të padukshme që i bëj, mund të kontribuoj në ndërtimin e Mbretërisë sate. 

    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më lënë më shumë përshtypje. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

     Bashkëbisedimi

    O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

    Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

    Faleminderit që më do.

     Përmbyllja

    Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. Ati ynë…

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

    Si ka qenë në fillim, ashtu tash

    e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »