Jezusi më flet dhe ma zgjeron horizontin

Jul 11 • Meditimi i ditës

11 korrik 2018 – E mërkurë, Shën Benedikti (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Fu 2,1-9; Ps 33; Mt 19, 27-29)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta lypim në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

”Jam i lirë”.

Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë admirimi.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e përjetoj, si po e ndiej sot veten?
Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik pikë për pikë, fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Mt 19, 27-29

 

27 Atëherë Pjetri mori fjalën dhe e pyeti:

“Ja, ne lamë çdo gjë dhe erdhëm pas teje, çka, pra, do të fitojmë?”

28 Jezusi u tha:

“Për të vërtetë po ju them: ju që erdhët pas meje, në ripërtëritje të botës ‑ kur Biri i njeriut të rrijë mbi fronin e lavdisë së vet ‑ edhe ju do të rrini mbi dymbëdhjetë frone dhe do të gjykoni dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29 Edhe kushdo që të lërë, për dashuri të emrit tim, shtëpi ose vëllezër, ose motra, ose babë ose nënë, ose grua ose fëmijë, ose ara, do të marrë njëqind për një dhe do të fitojë jetën e pasosur.


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Vendimi për të hequr dorë nga çdo gjë mund të ndodhë nëmomentin e bekuar: dyshimet dhe pyetjet më vonë mund t`i dëmtojnë synimet tona të mira. Pjetriështë i ftuar në një besim më të thellë, që t`i shikojë gjërat më larg.
  • Jezusi më flet dhe ma zgjeron horizontin tim kurkam dyshim në vetvete dhe kur e pyes veten në lidhje me fjalët e tij.

     

    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

     

    Bashkëbisedimi

    O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

    Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

    I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

    Po lëshohem në duart e tua.

     

    Përmbyllja

    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »