Misioni i nxënësve të Jezusit

Jul 15 • Meditimi i ditës

15 korrik 2018 – E diela 15-të gjatë viti (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Am 7, 12-15; Ps 84; Ef 1, 3-14; Mk 6, 7-13)

 

Prania e Hyjit

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.

E kundroj praninë e Hyjit, i cili gjithmonë është pranë meje me dashuri,

në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.

Ndalem dhe lus që t`i lejoj

që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 


Liria

O Zot, më ke krijuar për të jetuar në liri.

Shpirti Shenjt më udhëheqtë që lirisht të të ndjek.

Mbille në zemrën time dëshirën që çdo ditë

gjithnjë e më shumë të të njoh dhe të të dua.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo o Zot që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar përkujdesjen ndaj meje.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me besim.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo, dëgjo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.


Mk 6, 7-13


7 Atëherë i thirri të Dymbëdhjetët e nisi t’i dërgojë dy nga dy dhe u dha pushtet mbi shpirtrat e ndytë. 8 U urdhëroi të mos marrin në udhëtim asgjë tjetër, përveç shkopit: as bukë, as strajcë, as para bakri në brez, 9 por të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë petka.

10 Dhe u thoshte:

“Kudo që të hyni në ndonjë shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend. 11 Po qe se ndokund nuk ju pranojnë dhe nuk ju dëgjojnë, dilni dhe shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre.”

12 Ata shkuan dhe u predikuan njerëzve kthimin kah Hyji. 13 Dëbonin shumë djaj, lyenin me vaj shumë të sëmurë dhe i shëronin.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi i thërret nxënësit dhe u jep atyre misionin për të shpallur mesazhin e kthimit, të shërojnë të sëmurët dhe tëdëbojnë demonët – shpirtrat e ndytë. Vë re sesi i dërgon dy nga dy, duke u dhënë atyre udhëzime për të besuar në providencë duke mos marrë asgjë për udhëtim. Ata duhet të jenë plotësisht të varur nga Hyji dhe providencën e Hyjit dhe nga njëri-tjetri. Qëllimi është për të shkuar nga shtëpia në shtëpi, duke sjellë Lajmin e mirë.
  • O Zot, po lus që i/e forcuar nga fuqia e Shpirtit Shenjt të mund të rrezatoj dritëne dashurisë sate tek ata që çdo ditë i takoj. Më ndihmo që të kem një kuptimmë të thellë të nevojave të të tjerëvedhe më jep zemër për të dëshmuar gëzimin e besimit.

    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtejzonës sime të rehatisëdhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »