Zemërbutë e i përvujtë

Jul 19 • Meditimi i ditës

19 korrik 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.

Mendoj se si gjithçka rreth meje,

ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,

rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderoj.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Ta meditosh Fjalën e Zotit, kjo do të thotë që të sillesh rreth një pjese të tekstit të lexuar apo të dëgjuar, atë ta përvetësosh, ta zbërthesh (deshifrosh) dhe t`i zbulosh bashkëlidhjet. Bibla është një tërësiqë plotësohet dhe interpretohet. Në fillim të Biblës thuhet: “Fryma e Zotit endej përmbi ujëra” – pastaj: “bota u krijua”. Pikërisht ashtu si te leximi apo dëgjimi i Biblës ndodh diçka e re, për Ty, për mjedisin Tënd, për botën.

E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit, dhe vërej çka po ndodh në zemrën time.

 

Mt 11, 28-30

 

Në atë kohë, Jezusi tha:

28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh. 29 Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj, 30 sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Zgjedha është një kornizë druri ose hekuri që i vendoset kafshëve, qeve, me qëllim për të tërhequr një plug a një karrocë. Këtu Jezusi na thërret për të ndarë me të barrën ebrengave dhe ndjenjave tona të frikës, sepse ai është krejt i gatshëm për të na ndihmuar që të përballemi dhe t`i menaxhojmë ato – t`i bartim ato më lehtë. Kjo është një ftesë e hapur e Jezusit i ciliështë përgjithmonë zemërbutë e i përvuajtur.
  • Jezusi gjithashtu i thërret ndjekësit e tij ta marrin mbi vete zgjedhën e tij“, – sfidën e dishepullimit dhe dëshmimit të krishterë. “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë” (Lk 9,23).
  • O Zot, kur kryqi i jetës sime bëhet shumë i rëndë, bëj që gjithmonë të mund të vij tek ti për të kërkuar ndihmë. Bëj që edhe unë, nga ana tjetër, t`u ndihmoj të tjerëve në bartjen ekryqit të tyre.

Kur i lejoj Fjalës së Hyjit që të endet përmbi preokupimet e mia, atëherë mund të ndodhë gjithçka, sepse ai është Hyj që befason. Me rëndësi është që mos ta fshehë kaosin tim të brendshëm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja.

E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më lënë më shumë përshtypje. I lëshohem fuqisë së fjalëve.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »