Jezusi, shërbëtori i përvuajtur

Jul 21 • Meditimi i ditës

21 korrik 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Mik 2,1-5; Ps 9; Mt 12,14-21)

 

Prania e Hyjit

“Gjithçka e ka vendin dhe kohën e vet”, thotë fjala e urtë.

O Zot, bëj që gjithmonë të dëshiroj ta kaloj kohën në praninë tënde.

Që ta dëgjoj thirrjen tënde.

 

Liria

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – raporte, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Ta meditosh Fjalën e Zotit, kjo do të thotë që të sillesh rreth një pjese të tekstit të lexuar apo të dëgjuar, atë ta përvetësosh, ta zbërthesh (deshifrosh) dhe t`i zbulosh bashkëlidhjet. Bibla është një tërësi që plotësohet dhe interpretohet. Në fillim të Biblës thuhet: “Fryma e Zotit endej përmbi ujëra” – pastaj: “bota u krijua”. Pikërisht ashtu si te leximi apo dëgjimi i Biblës ndodh diçka e re, për Ty, për mjedisin Tënd, për botën.

E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit, dhe vërej çka po ndodh në zemrën time.

 

Mt 12,14-21

14 Farisenjtë, si dolën jashtë, mbajtën këshillim kundër tij si ta vrisnin.

15 Kur Jezusi e mori vesh, u largua prej andej. Pas tij shkuan shumë vetë dhe ai i shëroi të gjithë. 16 I urdhëroi që të mos e shpallnin, 17 për të shkuar në vend fjala e Isaisë profet:

18 “Ja shërbëtori im, të cilin e zgjodha,

i Dashuri im, që e ka për zemër shpirti im.

Në të do ta vë Shpirtin tim.

Ai do t’u lajmërojë paganëve fenë e vërtetë.

19 Nuk do të kërcënojë as nuk do të bërtasë,

askush s’do ta dëgjojë zërin e tij në sheshe.

20 As kallamin e shkelur s’do ta thyejë,

as fitilin që veçsa tymon nuk do ta ndalë

derisa ta ketë çuar të drejtën në fitore.

21 Në Emrin e tij do të shpresojnë popujt.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Ungjillit:

 

  • Jezusi haste në kundërshtim të vazhdueshëmmadje edhe në armiqësi. Pavarësisht nga kjo, ai nuk e ndal misionin e vet të shërimit, faljes, shpalljes dhe përhapjes së Lajmit të gëzueshëm. Në të, edhe ne gjejmë forcën dhe guximin për të qëndruar në kohërat e vuajtjeve dhe vështirësiveA heq unë dorë shumë lehtë?
  • Duke iu referuar profetit të madh Isaisë, Mateu e identifikon Jezusin me Shërbëtorin e përvuajtur të Besëlidhjes së Vjetër. Ky Shërbëtor është i mbushur me Shpirtin e Zotit. Pavarësisht nga agresiviteti i kundërshtarëve të tij, Jezusi pasqyron Shërbëtorin  të Përvuajturin, që është plot butësi dhe dhembshuri.
  • Zoti është i dhimbshëm dhe i mëshirshëm, i ngadalshëm në hidhërim dhe plot dashuri” (Psalmi 103, 8). A jam sadopak si ai?

Kur e lejoj Fjalën e Hyjit që të endet përmbi preokupimet e mia, atëherë mund të ndodhë gjithçka, sepse ai është Hyj që befason. Me rëndësi është që mos ta fshehë kaosin tim të brendshëm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja.

E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe njëherë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më lënë më shumë përshtypje. I lëshohem fuqisë së fjalëve.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »