Pusho… gjej qetësi… me Zotin!
22 korrik 2018 – E diela 16-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Jer 23, 1-6; Ps 22; Ef 2, 13-18; Mk 6, 30-34)
Prania e Hyjit
“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.
Ja ku jam, o Zot.
Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.
Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.
Liria
Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.
Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,
Duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.
Lus për hirin shenjtërues që t`i lejoj Shpirtit që të më mbushë me plotësi.
Ndërgjegjësimi
Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.
Fjala
Ta meditosh Fjalën e Zotit, kjo do të thotë që të sillesh rreth një pjese të tekstit të lexuar apo të dëgjuar, atë ta përvetësosh, ta zbërthesh (deshifrosh) dhe t`i zbulosh bashkëlidhjet. Bibla është një tërësi që plotësohet dhe interpretohet. Në fillim të Biblës thuhet: “Fryma e Zotit endej përmbi ujëra” – pastaj: “bota u krijua”. Pikërisht ashtu si te leximi apo dëgjimi i Biblës ndodh diçka e re, për Ty, për mjedisin Tënd, për botën.
E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit, dhe i lejoj vëmendjes të pushojë në disa pjesë të tij.
Mk 6, 30-34
30 Apostujt u bashkuan prapë te Jezusi dhe i treguan gjithçka kishin bërë dhe kishin mësuar. 31 Atëherë ai u tha: “Ejani dhe ju në një vend të pabanuar e pushoni pak në vetmi.” Sepse aty aq shumë njerëz vinin e shkonin sa që s’kishin kohë as të hanin. 32 Ata u nisën me barkë për në një vend të pabanuar, në vetmi. 33 Porse njerëzit i panë në ç’drejtim u nisën e shumica e morën me mend vendin ku do të shkonin dhe, në këmbë, prej të gjitha qyteteve, shkuan atje e arritën para tyre.
34 Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe të popullit, iu dhimsën, sepse ishin porsi ‘delet pa bari’, e filloi t’u mësojë shumë gjëra.
Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Ky ishte takimi i parë midis nxënësve dhe Jezusit, pasi i kishte dërguar në mision. Fama e tij u përhap larg. Nxënësit ishin aq të zënë duke shpallur Lajmin e mirë dhe duke dhënë dëshmi për lavdinë e Hyjit sa që nuk kishin kohë as për të ngrënë. Jezusiështë i kujdesshëm ndaj tyre – e shtrinë dashurinë e dhimbshme të tij ndaj tyre duke i dërguar në një vend të pabanuar për të gjetur strehim dhe qetësi.
- Jezusi edhe mua më thërret për të dalë nga preokupimi i tepërt i jetës dhe të shkoj në një vend të qetë për të qenë me të. Ai gjithmonë i dëgjon lutjet e mia dhe më fton t`i ndaj me të shpresat, shqetësimet dhe ëndrrat e mia.
Kur i lejoj Fjalës së Hyjit që të endet përmbi preokupimet e mia, atëherë mund të ndodhë gjithçka, sepse ai është Hyj që befason. Me rëndësi është që mos ta fshehë kaosin tim të brendshëm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja.
E lexoj tekstin; e imagjinoj vendin ku kryhet ngjarja e pjesës së zgjedhur;
e imagjinoj tërë ngjarjen, gjithë skenën.
Jo si të shikoja ndonjë film, por si të isha i pranishëm vetë unë në atë ngjarje.
E gjithë ajo më përket edhe mua.
Bashkëbisedimi
Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.
Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.
Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës ndërsa më vështron.
Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.
Ia hap zemrën kur i flas për ndjenjat e frikës dhe dyshimet e mia.
Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në përkujdesjen e tij,
i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Ubikacioni i Arbanonit dhe shtrirja e emrit të Arbnorëve Pse jemi kështu si jemi? »