Kushti për të sjellë fryte, intimiteti me Jezusin

Jul 23 • Meditimi i ditës

23 korrik 2018 – E hënë, Shën Brigita (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 2,19-20; Ps 33; Gjn 15,1-8)

 

Prania e Hyjit

Shpirtin tim e ka marr malli për praninë tënde, o Zot.

Kur i drejtoj mendimet e mia drejt teje,

gjej paqe dhe pushim.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderoj.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Ta meditosh Fjalën e Zotit, kjo do të thotë që të sillesh rreth një pjese të tekstit të lexuar apo të dëgjuar, atë ta përvetësosh, ta zbërthesh (deshifrosh) dhe t`i zbulosh bashkëlidhjet. Bibla është një tërësi që plotësohet dhe interpretohet. Në fillim të Biblës thuhet: “Fryma e Zotit endej përmbi ujëra” – pastaj: “bota u krijua”. Pikërisht ashtu si te leximi apo dëgjimi i Biblës ndodh diçka e re, për Ty, për mjedisin Tënd, për botën.

E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit, dhe i lejoj vëmendjes të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 15, 1-8

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

1 “Unë jam hardhia e vërtetë,

e im Atë është vreshtari.

2 Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt,

Ai e pret,

kurse secilin që jep fryt,

Ai e pastron,

që të japë më shumë fryt.

3 Tashmë ju jeni të pastruar

me anën e fjalës që ju thashë.

4 Banoni në mua sikurse edhe unë në ju.

Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt

prej vetvetes,

i shkëputur prej hardhisë,

po ashtu as ju, nëse nuk mbeteni në mua.

5 Unë jam hardhia,

ju jeni shermendet.

Kush mbetet në mua e unë në të,

ai jep shumë fryt,

sepse pa mua s’mund të bëni asgjë.

6 Nëse ndokush nuk mbetet në mua,

hidhet jashtë porsi shermendi i prerë

e thahet.

Të tillët i bashkojnë, i qesin në zjarr e digjen.

7 Nëse mbeteni në mua,

dhe, nëse fjalët e mia qëndrojnë në ju,

kërkoni gjithçka të doni

dhe do t’ju jepet.

8 Me këtë gjë lavdërohet im Atë:

nëse jepni shumë fryt

e dëftoheni nxënës të mi.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Fjala “mbetem” shfaqet shpesh herë në këtë pasazh ungjilli. Ajo flet për marrëdhënien e ngushtëpersonaleqë Jezusi dëshiron të mbretërojë mes tij dhe nesh. Sikurse shermendet që varen nga hardhia për ushqyerjen, rritjen dhe jetën e tyre, ashtu edhe nxënësit varen nga Jezusi për mirëqenien dhe produktivitetin e tyre.
  • Kushti për të sjellë frytështë intimiteti me Jezusin“Lavdia e Hyjit është personi njerëzor plotësisht i gjallë (Shën Ireneu). Sa ka jetë në muaZot i dashurmë jep jetë kur jam i/e vdekur!

 

Kur i lejoj Fjalës së Hyjit që të endet përmbi preokupimet e mia, atëherë mund të ndodhë gjithçka, sepse ai është Hyj që befason. Me rëndësi është që mos ta fshehë kaosin tim të brendshëm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja.

E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më lënë më shumë përshtypje. I lëshohem fuqisë së fjalëve.

 

Bashkëbisedimi

Ti e transformon, e shndërron atë që lexon apo dëgjon në një bisedë me Zotin. Ti i shpreh mendimet e tua dhe Zoti të dhuron një shikim të lidhjeve të reja me njëra-tjetrën ose pika orientuese, dhe kështu fiton nga ajo që ke lexuar apo dëgjuar, forcë dhe drejtim për veprim, duke të dhënë zemër dhe përkrahur. Zoti e dëshiron ndryshimin, shndërrimin.

Ndaji ndjenjat e tua me Zotin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »